Reforma zgjedhore lihet në harresë

Politika

Reforma zgjedhore lihet në harresë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 qershor 2017 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kosova i kaloi edhe një palë zgjedhje pa reformë zgjedhore. Subjektet politike, të cilat tani po kanë probleme që ta themelojnë Qeverinë, asnjëherë nuk treguan interesim që të diskutojnë për reformën zgjedhore.

Në vitin 2016 Presidenti Hashim Thaçi kishte mbledhur disa herë përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë për të diskutuar për reformën zgjedhore. Por, disa prej tyre, kishin bojkotuar këto takime, ndonëse vazhdimisht. Në anën tjetër, opozita e cila kërkonte zgjedhje, përkrahte edhe iniciativën e Presidentit duke marr pjesë në takimet e thirrura nga ai.

Presidenti, Hashim Thaçi me 4 nëntor të vitit 2016, në takimin e parë ku u diskutua për Reformën zgjedhore, pati deklaruar se reforma zgjedhore mund të reflektohet edhe në ndryshimin e pragut zgjedhor, që tani është në kuotën e pesë për qind. Por, kjo iniciativë duket se ka mbetur në harresë.

Vendit po vazhdon t`i bëhet dëm nga mungesa e reformës zgjedhore. Ndërsa, zgjedhjet parakohshme e gjetën Kosovën pa reformë zgjedhore.

Duket se thirrja e Presidentit ishte vonshme e Presidentit, pasi ai dhe të tjerët Presidentë para tij, është dashur që ta përfundonin reformën zgjedhore shumë më herët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat