Gani Geci tregon se çka duhet të kërkojë LDK nga Vetëvendosje dhe PAN për formimin e Qeverisë - Bota Sot
Gani Geci tregon se çka duhet të kërkojë LDK nga Vetëvendosje dhe PAN për formimin e Qeverisë

Politika

E premte, 23 qershor 2017

Gani Geci tregon se çka duhet të kërkojë LDK nga Vetëvendosje dhe PAN për formimin e Qeverisë

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 19 qershor 2017 Në ora: 19:49
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se LDK duhet të kërkojë nga  Vetëvendosje dhe PAN postin e kryeministrit në rast të hyrjes në koalicion me ndonjërën nga këto subjekte politike.

Sipas tij, nuk ekziston ndonjë dallim i madh mes PAN-it dhe Vetëvendosjes, pasi që të dyja ishin bashkë kundër LDK-së.

“LDK edhe pse ka humbur këto zgjedhje dhe si arsye e humbjes është pikërisht Koalicioni me PDK-në por me gjithat LDK ka komoditetin të kërkoj Kryeministrin edhe nga VV edhe nga PAN . Edhe 50 % të pushtetit nga këto dy tabore politike sepse këto parti s’kanë ndonjë dallim të madh kur është në pyetje për LDK-në. PAN me VV sepse çdo herë kur asht në pyetje LDK këto parti janë bë bashkë kundër LDK-së .  Si shembull e kemi Prishtinën kur PDK iu bashkua VV për ta mposht LDK-në tash se fundmi e kemi pare qe VV për ta rrezua Qeverinë VV luajti lojën PDK-së për ta mposht LDK-në. LDK do duhej ti trajtoj njëjtë këto dy parti”, ka thënë Geci për gazetën “Bota sot”.

Geci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është një PDK e vitit 2004, por tani koalicioni i LDK-së me Vetëvendosjen do të ishte një koalicion i ndryshimit.

“Për mua VV është një PDK e vitit 2004 ndërsa PDK ka qenë dhe është tradicionalisht armiku i kryesor LDK-së . Tani për tani koalicioni me VV do te ishte një koalicion i ndryshimit te cilin po e kërkon populli dhe nëse VV e ka përnjëmend ndryshimin le ti bashkëngjitet LDK-së për këtë ndryshim siç ju bashkëngjit PDK-së për ta mposhtur LDK-në”, thekson Geci.

Më tej, Geci shton se LDK assesi nuk duhet të lëshoj pe ndaj PAN-it dhe Vetëvendosjes, kur vije puna tek posti i kryeministrit.

“Nëse VV bën ketë veprim jep me kuptu se janë kundër PDK-së nëse VV nuk pranon ofertën e LDK-së atëherë krejt i kanë pas fjalë dhe le të shkojnë në koalicion me PAN-in . LDK duhet mos te lëshoj për te posti i kryeministrit njëjtë për dy palët,  prej VV duhet kërkoj postin e Kryeministrit dhe 40 % te pushtetit ndërsa për PAN-in postin e Kryeministrit dhe 50% te pushtetit”, ka thënë Gani Geci.

Sipas tij, nëse këto tabore nuk donë LDK-në, atëherë pushtetin në Kosovë do ta ketë Beogradi me 10 deputetet e tyre ose vendi të bëhet gati për zgjedhje të reja.

Geci po ashtu thekson se LDK duhet të bëj ndryshime të brendshme, sepse anëtarësia e ka ndëshkuar Kryeministrin Mustafa,  por jo vetëm Kryeministrin por të gjithë stafin rreth tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test