Reagon Isa Mustafa: Ky është qëndrimi përfundimtar për koalicionin me PDK-në - Bota Sot
Reagon Isa Mustafa: Ky është qëndrimi përfundimtar për koalicionin me PDK-në

Politika

E hënë, 21 gusht 2017

Reagon Isa Mustafa: Ky është qëndrimi përfundimtar për koalicionin me PDK-në

Nga: P.R Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:52
Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur qëndrimin e LDK-së sa i përket koalicionit me PDK-në.

“LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.  Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së”, shkruan Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Mustafës, pavarësisht deklaratave të individëve, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve të LDK-së.

“Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test