Driton Selmanaj tregon arsyet: Ja pse LDK-ja doli e treta në zgjedhje

Politika

Driton Selmanaj tregon arsyet: Ja pse LDK-ja doli e treta në zgjedhje

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:39
Foto "Bota sot", Driton Selmanaj

Aderimi më i ri, dhe njëri ndër më të votuarit në LDK në zgjedhjet e 11 qershorit, Driton Selmanaj, në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, ka bërë të ditur arsyet që sipas tij LDK-ja doli e treta.

Sipas Selmanajt, elektorati e ka ndëshkuar LDK-në për koalicionin e lidhur me PDK-në në vitin 2015.

“Unë mendoj që e para ky vlerësim i elektoratit nuk është i drejtë, për shkak të punëve të mira që LDK ka bërë me theks të veçantë kryeministri Mustafa i ka bërë këto dy vjet e gjysmë të fundit në qeverisje, por duket sikur koalicioni me PDK-në i bërë në vitin 2015, sikur paska qenë moment të cilin elektoratit i LDK-së nuk ia ka fal lidershipit të partisë, përkundër që janë bërë punë të mëdha. Unë kam provuar ta arsyetojë edhe në atë kohë edhe sot atë koalicion për shkak se ka pas shumë mendime se nëse LDK do të dilte në opozitë do të fitonte shumë më shumë vota që është shumë e vërtet LDK-së do ti binte shumë më mirë, por unë mendojë që Kosovës nuk do t’i binte mirë, Kosova do të pësonte edhe dy vjet e gjysmë keqqeverisje, Kosova do të degradonte edhe më tutje, dhe unë mes Kosovës dhe LDK-së, gjithmonë e zgjidhi Kosovën para LDK-së”, ka thënë Selmanaj për gazetën “Bota sot”.

Por Selmanaj ka thënë se koalicioni me PDK-në në atë kohë ka qenë i drejtë  për interesat e Kosovës.

“Prandaj them vendimi i LDK-së në atë kohë për të hyrë në koalicion me PDK-në ka qenë i drejt për interesat e Kosovës, por duket që elektorati i LDK-së nuk e ka pranuar aq lehtë dhe ka dëshiruar që të ndëshkojë atë veprim të LDK-së dhe arsye tjetër nuk ka përpos kësaj dhe mendojë që ka qenë ndëshkim”, është shprehur Driton Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat