Serbët kërkojnë pozitën e kryetarit të Kuvendit, por ja si do të veprojë PDK-ja

Politika

Serbët kërkojnë pozitën e kryetarit të Kuvendit, por ja si do të veprojë PDK-ja

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 qershor 2017 Në ora: 15:32
Kuvendi i Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, gjatë fushtës zgjedhore kishte dekalruar se nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma dalin fitues në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, ato kryeparlamentarin do t’ia japin Listës Serbe.

Duke folur një debat televiziv në kuadër të fushatës zgjedhore, Haziri kishte thënë se kjo rezulton në bazë të marrëveshjes së PDK-së, pasi ky subjekt partiak ka presidencën, ndërsa AAK ka Qeverinë.

”Nëse jemi në opozitë, nuk do jemi LDK që ka mbështetë në emër të çdo gjëje për kauza politike. Kemi treguar solidaritet, LDK nuk jep solidaritet më për asgjë hiq. Meqë PDK nuk ka të nominuar, më ata kanë rënë. Nuk besoj që do të ketë Kryetarin e Kuvendit. Sipas marrëveshjes PDK ka presidencën, AAK e merr Qeverinë, serbët e marrin kryeparlamentarin”, kishte deklaruar Lufti Haziri.

Postin e kreyparlamentiarit e kanë kërkuar edhe zyrtarisht serbët, pasi drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se serbët e Kosovës duhet që të kenë një nga tri pozitat kryesorë të udhëheqjes së shtetit të Kosovës.

Image
Bislim Zogaj

PDK: Kryeparlamentarin nuk ia japim serbëve

Por, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, kanë mohuar të kenë arritur një marrëveshje me serbët për koalicion, gjegjësisht për postin e kryeparlamentarit.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, kandidati i PDK-së për deputet Bislim Zogaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e arritjes së një koalicioni pazgjedhor me pakicat.

Por, ai ka thënë se kurrsesi nuk vie në shprehje që kryetari i Kuvendit të Kosovës të jetë nga minoriteti serb.

“Realisht PDK-ja, gjegjësisht Kryesia e partisë, as që ka pasur kohë të merret më këtë çështje, por duke ditur qëndrimin e mëhershëm të PDK-së, sigurisht se koalicionido të ishte i qëndrueshëm me Kushtetutë edhe me pakicat, por kurrsesi nuk vie në shprehje që kryetari i Kuvendit të jetë minoriteti serb. Kjo as që diskutohet”, ka deklaruar Bislim Zogaj.

Image
Blerim Burjani

Burjani: Posti i kryeparlamentarit nuk iu takon pakicave

Mundësinë që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë minoriteteve e ka përjashtuar edhe analisti politik Blerim Burjani.

Ai ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit, zgjidhet nga partia fituese, por ai nuk mund t’u ipet askujt prej pakicave.

“Tash mund të ketë fjalor politik të ndryshëm, ide madje edhe propozime dhe programe antikushtetuese që flasin politikanët në fushatë. Por nuk ka mekanizma kushtetues që ndalin synimet antikushtetuese. Kjo nuk është rregulluar me ligj që partitë që veprojnë në mënyrë antikushtuese të çregjistrohen nga KQZ, pra të mbyllet puna e tyre që veprojnë në mënyrë antikushtetuese”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Veseli marrëveshje të fshehtë me serbët për rrëzimin e  Mustafës?

Ndërsa, publicist Faik Krasniqi, ka thënë se nuk duhet befasuar nga asnjë deklaratë e partive dhe politikanëve tanë.

Por, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Kadri Veseli postin e kryeparlamentarit do ua jap serbëve.

“Nëse Veseli ua jep postin e kryeparlamentarit pakicës serbe, atëherë tregon që z. Veseli qenka koordinuar edhe më herët me Listën serbe vetëm për të rrëzuar Qeverinë e z.Isa Mustafa”, është shprehur Krasniqi.

Mirëpo, ai ka theksuar se për LDK-në dhe Mustafën nuk ka qenë e befasishme prishja e njëanshme e koalicionit.

Krasniqi madje, ka thënë se nuk do të befasohej nëse Veseli vendos të mos e respektojë marrëveshjen me Ramush Haradinajn.

“Ata prej ditës së lidhjes së këtij koalicioni, e kanë ditur që kjo ditë do të vijë, sepse nuk ka qenë hera e parë që kjo parti ka vepruar në këtë mënyrë. Mjafton të kujtojmë Zanzibarin. Prandaj, nuk do të befasohesha fare nëse Kadri Veseli postin e kryeparlamentarit e jep për pakicën serbe, por nuk do të befasohesha edhe nëse nuk e respekton marrëveshjen me z.Ramush Haradinaj për postin e kryeministrit. Kjo parti (PDK-ja) është me plot befasi për gjëra të mbrapshta dhe të këqija”, ka theksuar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat