“Vetëm LDK-ja mund ta dërgoj në opozitë PDK-në”

Politika

“Vetëm LDK-ja mund ta dërgoj në opozitë PDK-në”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 qershor 2017 Në ora: 08:37
Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

“Qytetarët vendosën që PDK t'i takoj së kaluarës. Unë shpresoj shumë që LDK nuk do të mashtrohet për ta ngritur klanin pronto nga varri, aty ku qytetarët ia kanë lënë vendin. PDK e ka vendin në opozitë. Nga këtu mund ta nxjerr vetëm LDK, për çka nuk kam dëshirë të besoj”, ka thënë Topalli.

Qeverisje PAN dhe Vetëvendosje nuk do të ketë assesi. LDK-ja mund të qëndrojë në opozitë, mund ta përkrah me vota krijimin e qeverisë në krye me Haradinajn, por me qëndrimin në opozitë, LDK-së do t`ia lehtësonte PDK-së vazhdimin e qëndrimit në pushtet. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj, duke thënë çdo vonesë në këtë drejtim, do të jetë humbje e shanseve të mëdha në shumë procese.

Image
Faton Topalli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Faton Topalli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht konsekuente në qëndrimet e sajë.

“Asnjëherë nuk kemi deklaruar diçka tjetër dhe kemi bërë diçka krejt tjetër. Mendoj që jemi subjekt i cili karakterizohet për mbajtjen e qëndrimeve të deklaruara. Jam thellësisht i bindur që LDK e ka shumë të qartë që nuk ka koalicion mes LVV dhe PDK. Qytetarët vendosën që PDK t'i takoj së kaluarës. Unë shpresoj shumë që LDK nuk do të mashtrohet për ta ngritur klanin pronto nga varri, aty ku qytetarët ia kanë lënë vendin. PDK e ka vendin në opozitë. Nga këtu mund ta nxjerr vetëm LDK, për çka nuk kam dëshirë të besoj”, ka thënë Topalli.

Image
Albinot Maloku

LDK drejt orientimeve të reja

Analisti politik Albinot Maloku ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, pozicionin dhe rezultatin të cilin e nxori pas zgjedhjeve të 11 qershorit, mund ta konsiderojë pa dyshim si fitore dhe tentativën e parë, e shumë serioze për ndryshime e orientime të reja të politik-bërjes brenda kësaj partie.

Sipas tij, kjo parti ka prej kohësh nevojë të pësojë një goditje të akullt,  të fort nga votuesi i saj, e të jetë paralajmërim i ndryshimeve radikale që duhet të ndodhin. LDK-së mund ti ndodh ky ndryshim nëse si pasoj e dështimeve, i kthehet ndërgjegjja e vet-deklarohet për mos pjesëmarrje në qeveri.

“Ky është hapi i parë,ndryshe, se çfarë mund të ndodh me vendin pa LDK-në në qeverisje, konsiderojë se kontributi i saj më i madh mund të jetë si opozitë, e cila mund të kishte një rol të kulturuar të opozitarizmit në vend, e paralelisht të reformohej. Nuk është se do ti mungojë edhe aq qeverisjes së vendit një LDK siç ka qenë deri tani. Kombinatorikat për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës janë të nevojshme e ato i konsideroj si më të rekomandueshme të ndodhin pa dorën e faktorëve të jashtëm. Kombinaotrikat e prodhuara nga ndërkombëtarët e kanë renduar gjithmonë çdo proces politik e shtetëror në vend. Si përcjellës i proceseve e rrethanave politike në vend kam rekomanduar për një koalicion qeveritar në mes të PAN-it dhe Vetëvendosjes. Ky rekomandim mbështetet mbi atë se ky koalicion qeveritar do të mund t’i shtynte përpara proceset e ngelura në të cilat gjendet Kosova. Por, edhe në atë se që të dyja këto blloqe do të mund ta edukonin e të përplotësoheshin njëra me tjetrën. Ky rekomandim veç nevojës rrjedh edhe si pasojë e fuqisë së votës që e kanë”, ka thënë Maloku.

PAN-LAA, fillimi i një loje të vjetër

Ai ka vlerësuar se koalicioni mes PAN-it dhe LAA-së nuk do të kishte asnjë ndryshim, veçse një fillim të ri të një loje të vjetër.

“Në anën tjetër do të kishim brenda qeverisë së ardhshme dy ish-kundërshtuesit e Demarkacionit e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në rrethanat e krijuara, me futjen në koalicion parazgjedhor të AAK-së e PDK-së, AAK-ja tanimë mund të bëhet pjesë e Qeverisë, e në anën tjetër e kemi Lëvizjen Vetëvendosje e cila po ashtu mund të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë analisti politik Maloku.

Image
Nexhat Haziri

Por opinionisti Nexhat Haziri  nuk mendon që një qeveri e cila do të dilte, nga një koalicion VV dhe PAN, do të ishte e duhura për Kosovën, duke pasur parasysh edhe divergjancat në mes VV-së dhe PAN-it, sidomos me PDK-në.

“Një opsion i tillë është lansuar nga vetë LDK-ja, që lë të kuptohet frustrimin e vetë të kësaj partie me rezultatin nga zgjedhjet e 11 qershorit, por edhe si një lloj hakmarreje ndaj VV-së, për arsyen se kjo e fundit ishte pjesë e mocionit që qoi në rrëzimin e qeverisë Mustafa. Nuk do e dramatizoja çështjen e LDK-së nëse ajo do jetë opozitë apo pjesë e koalicionit qeverisës, por ajo që unë e parashohë si të pamundur është një koalicion mes VV-së dhe PAN-it, edhe pse të gjitha këto kanë pasur një dakordancë për ngritjen e mocionit dhe rrëzimin e qeverisë Mustafa”, ka thënë Haziri.

Partitë të sillen konform rezultatit

Duke folur rreth kësaj, ai ka thënë se tani kemi edhe një realitet të ri, që e ka prodhuar procesi i zgjedhjeve të parakohshme palamentare të 11 qershorit, dhe konfromë këti rezultati duhet të sillen edhe subjektet politike që kanë arrit të bëhën pjesë e legjislaturës së re.

“Procesi duhet të vazhdoj ashtu siq e parashehë edhe kushtetuta e vendit, pra certifikimi i rezultateve, e më pas nominimi I partisë e cila ka dalur si e para në zgjedhje, nese mund ta siguroj shumicën parlamentare, nese jo kjo e drejtë ti njihet partisë së dytë e cila do të mund ta siguronte shumicën parlamentare, në këtë rast VV-së. Kosova nuk ka kohe të humbë, e as të bëjë eksperimente politike dhe matematika të pa fundme koalicionesh, por sa më shpejtë ta ketë qeverinë me bazë demokratike dhe ligjitimitet qytetar për të vazhduar me proceset zhvillimore dhe integruese. Cdo vonesë në këtë drejtim, do të jetë humbje e shanseve të mëdha në shumë procese”, ka thënë Haziri.

Image
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj ka pohuar se qeverisje PAN-Vetëvendosje nuk do të ketë.

“LDK mund të qëndrojë në opozitë, por mund ta përkrah me vota krijimin e qeverisë në krye me Haradinajn. Me qëndrimin në opozitë, LDK ia lehtëson PDK- së vazhdimin e qëndrimit në pushtet”, është shprehur analisti politik Mushkolaj.

Opozita si nisje e reformës për LDK-në

Image
Fadil Lepaja

Ndërsa analisti politik Fadil Lepaja ka vlerësuar se LDK mundet me shfrytëzua qëndrimin në opozitë për reformë të thënë dhe afatgjatë.

“Ndërkohë që vetëvendosje nuk ka ndonjë pengesë të madhe për bashkëqeverisje me PAN nëse e gjejnë një formë të ndërtimit të qeverisë e cila kishte me qenë e pranueshme për ata dhe faktorin ndërkombëtarë. Aktualisht ka më shumë pika që i bashkojnë sesa që i largojnë. Por në anën tjetër edhe LDK nuk do të përjashtoj me çdo kusht një bashkëqeverisje me PAN”, ka thënë Lepaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat