Për UÇK-në që u bë “gjahu”, i Komandantëve të pasluftës

Politika

Për UÇK-në që u bë “gjahu”, i Komandantëve të pasluftës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 21 qershor 2017 Në ora: 17:31
Kosovë, 1999, foto e publikuar nga “Der Spiegel”

21 qershori shënon 18 vjetorin e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe 18 vite pas luftës, emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdon të përdoret e të keqpërdoret, nga të gjithë dhe për gjithçka.

Fjala UÇK, dëgjohet më së shumti nëpër fushata zgjedhore, tubime përkujtimore e momente kur politikanët janë të zënë ngushtë për raste të caktuara. Në anën tjetër, ish pjesëtarët e UÇK-së, vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda ekonomike, derisa  askush nga politikanët nuk lodhet për ta.

Heronjtë, tashmë janë bërë “gjahu” i partive politike. Në ditët e sotme, emrat e të vdekurve të cilët luftuan pa asnjë kusht për vendin, shfrytëzohen si trampolinë e politikanëve për të arritur në pushtet. Nën sloganin “Për këtë kemi luftuar”, persona të caktuar synojnë të arrijnë sa më lartë pa asnjë meritë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat