Si do të bisedonte Arben Gashi me Vetëvendosjen po të ishte kryetar i LDK-së

Politika

Si do të bisedonte Arben Gashi me Vetëvendosjen po të ishte kryetar i LDK-së

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 21:07
Arben Gashi

Një ditë më parë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bëri të ditur se pa postin e kryeministrit nuk mund të ekzistojë asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Një ditë pas, këtë e kundërshtoi bashkëpartiaku i tij, Arben Gashi duke thënë se ka parime tjera për të cilat do të duhej të diskutoheshin dhe se posti i kryeministrit është gjuhë e vjetruar dhe e gabuar.

“Unë po të isha kryetar i LDK-së normalisht që kisha bisedu por kisha bisedu në terma tjerë. Jo në terma se kush është kryeministri, ma jep kryeministrin, ta japë kryeministrin, nuk mendoj se është gjuha e cila duhet më përdor, është gjuhë e vjetërume”, ka thënë ai në Rubikon.

“Demarkacioni, asociacioni dhe bisedimet me Serbinë se si na si koalicion do t’i zgjidhim, me këtë zgjidhje a kemi".

Gashi theksoi se dallim substancial me LVV-në mbetet deklarimi për vlerësimin e figurës së Ibrahim Rugovës.

“Çështje substanciale me Vetëvendosjen në këtë rast është vlerësimi politik që këta kanë për figurën qendrore të LDK-së e që është Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat