Media gjermane Der Spiegel shkruan për anën e errët të Ramush Haradinajt, i njohur si "Smajl"

Politika

Media gjermane Der Spiegel shkruan për anën e errët të Ramush Haradinajt, i njohur si "Smajl"

Nga: Bota sot Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:06
Ramush Haradinaj

Personi i cili dëshiron të jetë kryeministër i Kosovës ka një të kaluar. Sipas aktit të dokumentuar IT-04-84: Ra­mush Ha­ra­di­naj ali­as „Sma­jl“, 48 vjeç, është i akuzuar për 37 raste kundër njerëzimit, mes tyre për vrasje dhe torturë, shkruan fillimisht “Der Spiegel” në numrin e saj më të fundit.

Në një raport të policisë së OKB-së veterani i UÇK-së Haradinaj fajësohet për tregti me kokainë. Në vitin 2005 shërbimi sekret gjerman në një analizë e ka përshkruar atë si kokë të një grupi, i cili merret me "tërë spektrin" e aktiviteteve kriminale. Megjithatë, pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat një aleancë e ish-luftëtarëve mori 34 për qind të votave, Haradinaj fitoi të drejtën të kërkojë partnerë koalicioni për të formuar qeverinë.

Në lidhje me gjasat që rajoni të anëtarësohet në BE, “Der Spiegel” është skeptik: “Mes territoreve të shteteve anëtare të BE-së Kroacisë dhe Greqisë gjenden gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor, shanset e të cilave për t’u anëtarësuar në BE në të ardhmen e afërt janë të vogla”.

Image
Artikulli është postuar me foton e një pozicioni lufte të UÇKnë Urën e Ibrit dhe citon ish-ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili para disa vitesh kishte thënë se Ballkani rrezikon të shndërrohet në “nitroglicerinë nën prapanicen tonë”. Nitroglicerina është mjeti shpërthyes.

Thaçi: Vonesat e BE u lënë hapësirë të tjerëve

Ndërsa në lidhje me presidentin e Kosovës, i cili ka dhënë edhe një deklaratë për median gjermane, Hashim Thaçi, shkruan se ai ankohet për vonesat e BE në rajon, duke u lënë kështu hapësirë të tjerëve, si “fanatikëve muslimanë”. Presidenti i Kosovës ankohet edhe për rritjen e nacionalizmit dhe ndikimit rus, që është i kudondodhur ku jetojnë serbët. Në lidhje me deklaratat e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, Hashim Thaçi, ka thënë se ai është keqkuptuar. Pa iu referuar asnjë burimi “Der Spiegel” shkruan se hetuesit prej vitesh po e ndjekin Thaçin dhe pikërisht tani atij i kërcënohet një aktakuzë nga një tribunal i veçantë në Hagë për shkak të krimeve të rënda të luftës. Në lidhje me këtë rrezik Thaçi deklaroi se – së pari – nuk ka qenë komandant ushtarak, por politik i UÇK-së dhe – së dyti – asnjë gjykatë e kësaj bote nuk mund ta rishkruajë historinë – “nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha ai, në punën e së cilit ndodhen libra të ish miqve gjatë kohëve të luftës Joschka Fischer dhe Gerry Adams.

“Presidenti dëshiron të tregojë se nuk ka të bëjë asgjë me Thaçin e atëhershëm, por për të në një raport të shërbimit sekret gjerman BND thuhet se kontrollon një rrjet të tërë kriminal në Kosovë.”

Serbia është burim i të këqijave për Ballkanin

“Serbia është shtet i dështuar në Ballkanin perëndimor, asgjë më shumë, burim i të gjitha të këqijave në rajon; Serbia po bllokon në Bosnjë, po shkel sovranitetin e Kosovës dhe të Malit të Zi,” ka thënë Hasim Thaçi.

Magazina më e madhe e Europës më pas shkruan se Bashkimi Europian po humb ndikimin mes Bosnjës dhe Maqedonisë, duke i lënë shteg të lirë investitorëve turk dhe fanatikëve fetarë. Retorika nacionaliste e së kaluarës kthehet përsëri, përcjell botasot.info.

Artikulli është postuar me foton e një pozicioni lufte të UÇKnë Urën e Ibrit dhe citon ish-ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili para disa vitesh kishte thënë se Ballkani rrezikon të shndërrohet në “nitroglicerinë nën prapanicen tonë”. Nitroglicerina është mjeti shpërthyes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat