Reagon Hoti: Nëse nuk kanë sukses PAN, koalicioni jonë do ta krijojë Qeverinë

Politika

Reagon Hoti: Nëse nuk kanë sukses PAN, koalicioni jonë do ta krijojë Qeverinë

Nga: P.R Më: 22 qershor 2017 Në ora: 13:40
"Koalicioni i udhëhequr nga LDK flet me një zë të vetëm dhe ka vetëm një adresë", ka shkruar Hoti.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook, ka thënë se nuk do të krijojnë asnjë krizë apo bllokadë për krijimin e  institucioneve.

“Do të respektojmë të drejtën e grupit më të madh parlamentar PAN me te cilin nuk hyjme ne koalicion, që për qartësim nuk është fitues i zgjedhjeve por vetëm grupi më i madh parlamentar, të provojë formimin e Qeverisë. Nëse nuk kanë sukses, koalicion jonë do të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për t’i ofruar vendit një Qeveri pro-evropiane dhe profesionale, që do të zbatojë programin që ju kemi ofruar qytetarëve të vendit gjatë fushatës zgjedhore”, ka  shkruar Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë dhënë mesazh të qartë për të gjithë spektrin politik në Kosovë, përfshirë LDK-në. Ne po analizojmë rezultatet dhe do të reflektojmë karshi kësaj gjendje të krijuar.

LDK dhe partnerët e saj të koalicionit mbeten të përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të vendit.

LDK, si parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e vetme nga Kosova në Partinë Popullore Evropiane, dhe partnerët e saj të koalicionit mbeten të palëkundur në mbrojtjen e parimeve të demokracisë dhe lirive qytetare, të ekonomisë sociale së tregut, të sundimit të pa kompromis të rendit dhe ligjit, të promovimit të fqinjësisë së mirë dhe të orientimeve euro-atlantike të Kosovës.

Këto janë vlera që na kanë udhëhequr në të kaluarën dhe do të në udhëheqin në të ardhmen në angazhimet tona në kuadër të institucioneve të Kosovës, në pozitë apo në opozitë.

Askush nuk do të ketë fuqi të lëvizë Kosovën nga këto orientime. Ne jemi garantuese për këtë, si partnerë të vetëm të miqve tanë evropianë dhe amerikanë.

E ftoj KQZ-në që të jetë më efikase në përmbylljen e procesit zgjedhor, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

Lus të gjithë spektrin politik që të respektojë një etikë minimale të komunikimit, duke lënë anash konspiracionet dhe etiketimet. Normat kushtetuese për themelimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet janë të qarta. Të gjithë duhet t’i respektojmë ato norma. LDK dhe partnerët e koalicionit do t’i respektojnë, siç kanë bërë gjithmonë.

Ne nuk do të krijojmë asnjë bllokadë në krijimin e institucioneve të vendit. Do të respektojmë të drejtën e grupit më të madh parlamentar PAN me te cilin nuk hyjme ne koalicion, që për qartësim nuk është fitues i zgjedhjeve por vetëm grupi më i madh parlamentar, të provojë formimin e Qeverisë.

Nëse nuk kanë sukses, koalicion jonë do të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për t’i ofruar vendit një Qeveri pro-evropiane dhe profesionale, që do të zbatojë programin që ju kemi ofruar qytetarëve të vendit gjatë fushatës zgjedhore.

Koalicioni i udhëhequr nga LDK flet me një zë të vetëm dhe ka vetëm një adresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat