Zyrtare: Vetëvendosje siguron 31 ulëse në Kuvend

Politika

Zyrtare: Vetëvendosje siguron 31 ulëse në Kuvend

Nga: A.Zh Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:21
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, nga numërimet e deritanishme të votave, ka fituar 31 deputetë. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për media nga Vetëvendosje Shkodran Hoti përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Hoti ka thënë se më shumë se 1/4 e ulëseve të Parlamentit do të jenë të zëna nga deputetë të cilët sipas tij, do të jenë të dinjitetshëm dhe do ta përfaqësojnë qytetarin në mënyrën më të mirë.

Postimi i plotë i Hotit:

Nga numërimet e deritanishme të votave, VV i ka 31 deputetë. Janë po aq deputetë sa kishte e tërë opozita në legjislaturën e kaluar, e përbërë nga tre parti. Më shumë se 1/4 e ulëseve të Parlamentit do të jenë të zëna nga deputetë të dinjitetshëm, që e përfaqësojnë qytetarin në mënyrën më të mirë. Ky është rezultat i qytetarit të vetëdijesuar. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat