Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 11 Qershorit

Politika

Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 11 Qershorit

Nga: I.J. Më: 22 qershor 2017 Në ora: 22:37
Nait Hasani, Shukri Buja, Raif Qela dhe Gëzim Kelmendi

40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin  nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, dhe me mbështetjen të gjithë deputetëve të PDK-së, AAK-së, NISMA-s, VV-së dhe shumicës së deputetëve minoritarë dhe atyre serbë, u arrit qëllimi.

Kosova shkoi në zgjedhje dhe sovrani vendosi më 11 qershor, por për disa nga ata që e nënshkruan mocionin për të rrëzuar Mustafën, fati nuk ishte i mirë.

Ish deputetët e PDK-së Shukri Buja e Nait Hasani ishin shumë të zëshëm për rrëzimin e qeverisë Mustafa për një kohë të gjatë, edhe pse partia e tyre ishte në koalicion me LDK-në.

Qeveria u rrëzua, por deputetit Shukri Buja as që iu ofrua shansi ti hyjë garës zgjedhore duke mbetur jashtë listës zgjedhore të PDK-së, ndërsa kolegu i tij, Nait Hasani edhe pse ishte në listën e PAN-it për deputetë, nga të dhënat e publikuara deri më tani nuk ka arritur të fitojë karrigen e deputetit duke mbetur jashtë Kuvendit.

Edhe Gëzim Kelmendi, ishte ndër të parët që e mbështeti pa hezitim mocionin e propozuar nga NISMA për rrëzimin e qeverisë Mustafa, por ai mbeti jashtë Kuvendit.

Mundësinë për të qenë deputetë për më tepër se një vit e humbi edhe Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim, pasi i ndihmoi shpërndarjes së Kuvendit me vendimin e tij për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa, ndërsa ai as që u përfshi në listën zgjedhore të PDK-së, pasi që LB-në e përfaqësoi Avni Klinaku./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat