Grainca tregon kushtin kyç të LDK-së për bashkëpunim me VV-në

Politika

Grainca tregon kushtin kyç të LDK-së për bashkëpunim me VV-në

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 00:21
Blerim Grainca

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka folur për gjasat e një bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e mundshëm të qeverisë së re.

Grainca ka thënë në RTV Dukagjini se LDK do të futej në koalicion me VV-në vetëm nëse do t'i sigurohej posti i kryeministrit.

"Vetëm posti i kryeministrit e detyron LDK-në të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen", është shprehur ai.

Grainca ka mohuar mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe koalicionit PAN për formiminin e qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat