Bashkëpunimi me Listën Serbe, PAN heq dorë nga themelimi i Ushtrisë?

Politika

Bashkëpunimi me Listën Serbe, PAN heq dorë nga themelimi i Ushtrisë?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 qershor 2017 Në ora: 07:36
FSK në stërvitjen ndërkombëtare -Combined Resolve VIII

“Duhet t'i pyesni përfaqësuesit e PAN it te cilët po llogarisin edhe ne votat e tyre. Kushdo që llogaritë në votat e tyre duhet të llogarisë edhe të heqë dore nga themelimi i Ushtrisë. Ne nuk bashkëpunojmë as negociojmë me LS për formimin e Qeverise” ka thënë Rexhep Selimi nga Vetëvendosje që assesi nuk pranon të ketë negocime dhe bashkëpunime me Listën Serbe.

Ushtria e Kosovës është çështja më e rëndësishme e cila tash e një kohë shihet si mundësi për krijim por gjithmonë duke llogaritur edhe në ndryshimet kushtetuese dhe kundërshtimin që Lista Serbe mund ta bëje.

Derisa Lista Serbe vazhdon të kërcënoj në mënyra të ndryshme institucionet e Kosovës. Ajo pretendon se ka mundësi për të bllokuar iniciativa të ndryshme në Kuvend, ndërsa kanë kërkuar edhe njërën nga pozitat më të rëndësishme në institucionet e Kosovës. Ushtria e Kosovës është çështja më e rëndësishme e cila tash e një kohë shihet si mundësi për krijim por gjithmonë duke llogaritur edhe në ndryshimet kushtetuese dhe kundërshtimin që Lista Serbe mund ta bëje.

Ditë më parë Slavko Simic nga ky subjekt politik ka thënë se kjo parti tashmë ka arritur qëllimin e saj kryesor, duke fituar dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës. Ai ka theksuar se aq vende i mjaftojnë për të bllokuar iniciativa të ndryshme politike që do të ishin të dëmshme për popullin serb që jeton në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Simiq po ashtu është pyetur edhe se a ka mundësi bashkëpunimi me Albin Kurtin, Behgjet Pacollin dhe Isa Mustafën për të krijuar qeverinë e re të Kosovës. Ai u përgjigj se populli serb në zgjedhje i ka votuar përfaqësuesit e saj dhe nuk mund të ketë ndikim në atë se kush do ta përfaqësojë popullin shqiptar.

Në llogaritjet që behën për krijimin e Qeverisë, gjithmonë hyjnë edhe votat e minoriteteve, përkatësisht rast Listës Serbe.

Image
Rexhep Selimi

VV fajëson PDK-në

Për Vetëvendosjen fajtorë për këtë vazhdon të jetë PDK-ja e cila gjithmonë llogarit në votat e tyre dhe se më ketë kërkohet edhe heqja dorë nga themelimi i ushtrisë se Kosovës.

“Duhet t'i pyesni përfaqësuesit e PAN it te cilët po llogarisin edhe ne votat e tyre. Kushdo që llogaritë në votat e tyre duhet të llogarisë edhe të heqë dore nga themelimi i Ushtrisë. Ne nuk bashkëpunojmë as negociojmë me LS për formimin e Qeverise” ka thënë Rexhep Selimi nga vetëvendosje që assesi nuk pranon të ketë negocime dhe bashkëpunime me Listën Serbe.

Kundërshtimi për themelimin e Ushtrisë se Kosovës  gjithmonë vjen nga Lista serbe, derisa këta të fundit më Kushtetutën e Republikës se Kosovës u garantohet pjesëmarrja në Kuvend.

Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Found, ka thënë se jo vetëm çështja e formimit të ushtrisë por çdo hap drejt shtetndërtimit dhe konsolidimit funksional do të sabotohet nga Lista Srpska.

Image
Haki Abazi

“Kjo gjë është e qartë Lista Srpska nuk është përfaqësuese e serbëve të Kosovës ajo liste është një monstrum i krijuar si rezultat i dialogut dhe përveç se e ka sabotuar kushtetutshmërinë e Kosovës në vazhdimësi ajo ka përjashtuar edhe përfaqësuesit e vërtetë të komunitetit serb që kane shprehur gatishmërinë politike për të bashkëpunuar në normalizimin e marrëdhënieve dhe ecjes drejt një jete me mundësi të barabarta dhe me prosperitet për të gjithë”, ka thënë Abazi.

Faktori ndërkombëtar me rrol kyç për formimin e ushtrisë

Hajrullah Ternava ekspert i sigurisë ka thënë për “Bota sot” se deklaratat e Simiç mund të shihen edhe si marketing dhe kushtëzim për ata që do ta formojnë qeverinë e Kosovës.

Image
Hajrullah Ternava

“Lista Serbe sikur deri më tani gjithnjë ka deklaruar se nuk do ta votoj formimin e Ushtrisë se Kosovës, dhe këtë që e thotë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës që u krijua nga  plani i Ahtisarit. Në këtë situatë që gjendemi në pritje e sipër për formimin e Qeverisë edhe kjo e thënë e Sllavko Simiqit mund të merret si marketing dhe kushtëzim të atyre që e formojnë Qeverinë për arsye të përfitimeve të posteve të larta në këtë qeveri. Kundërshtimi i Listës Serbe në rrethanat e tanishme për formimin e Ushtrisë të Kosovës, pavarësisht se ketë ua mundëson Kushtetuta sikur qe e shpjegova, edhe nuk mund të merret si punë e kryer.  Në ketë çështje të formimit të Ushtrisë se Kosovës rol kyç do të ketë faktori ndërkombëtar që i krijon dhe i imponon politikat rajonale edhe për Serbinë edhe për Kosovën” ka thënë Ternava.

Sipas tij nëse shikohen politikat regjionale apo vetë Serbia kushtëzime ka nga faktori ndërkombëtar për të ec drejt BE-së,  Serbia po paralajmëron se është e gatshme qe t’iu kërkoj falje shteteve ballkanike qe ju shkaktoj lufta sikur Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

“Nëse Serbia ne të vërtetë dëshiron me heke dorë nga aspiratat e përafrimit më Rusinë dhe si te vetmen rruge e sheh BE, kushtëzimi i Listës Serbe do ta humbë fuqinë e sajë dhe vetë Serbia do ti kontribuon edhe formimit të Ushtrisë tonë. Tani dhe botërisht dihet se Serbia si kusht të fundit për të hy ne BE e ka njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. E thëna tjetër është se veç nëse shtirren të gjitha mundësitë e formimit të Ushtrisë tonë, ekziston edhe mundësia e ndërrimit të Kushtetutës,  dhe heqja e kushtëzimit të Listës Serbe si pengesë për formimin e sajë por këtë veprim duhet të behët ne bashkëpunim me faktorët ndërkombëtare ata te cilët na ndihmuan për tu çliruar dhe që  gjithë here na rrinë pranë dhe nga ky aspekt duhemi të jemi të vëmendshëm” ka përfunduar Hajrullah Ternava ekspert i sigurisë.

Image
Muhamet Kelmendi

Si mund të themelohet ushtria

Mënyrat e votimit për Qeverinë e Kosovës janë mënyra që kërkohen në Kuvend por që më me 2/3e terë deputeteve dhe me 2/3 e minoritareve ne Kuvend.

“Ushtria e Kosovës  nuk është ne dëme të qytetareve të Kosovës. Ushtria e Kosovës është për qytetaret e Kosovës dhe për shtet. Ndërsa, në kontekst të votimit janë mënyra që kërkohen.  Me norma kushtetuese kërkohet të votohet me 2/3 e tere deputeteve dhe me 2/3 e minoritareve ne Kuvend. Me ligj mjafton një shumicë kuvendare dhe ligji merre fuqinë juridike. Në këto dy raste juridikisht ka një qellim: Themelimin e ushtrisë. Madje unë jam për themelim më ligj të ushtrisë se Kosovës. Kjo nuk varet atëherë nga askush” ka thënë për Bota sot analisti dhe profesori Muhamet Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat