Vrastarët më të fortë se shteti, heshtin vrasjen e Bardhylit Ajetit

Politika

Vrastarët më të fortë se shteti, heshtin vrasjen e Bardhylit Ajetit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 qershor 2017 Në ora: 16:49
Gazetari Bardhyl Ajeti i vrarë 12 vjet më parë

Prokuroria vazhdon të mos përgjigjet në pyetjet e gazetës lidhur me hetimet për rastin. Dosjen për vrasjen e Bardhylit duket ta ketë mbuluar harresa diku nëpër kthinat e ndërtesës së Prokurorisë. Ndërsa, Policia thekson se të gjitha vrasjet e ndodhura para shumë viteve i referohen Gjykatës.  

Po mbushen 12 vjet nga vdekja e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. 25 qershori shënon ditën e vdekjes së tij, disa javë pas atentatit që iu bë në magjistralen Prishtinë Gjilan. Për 12 vjet me radhë familjarët dhe kolegët e Bardhylit kërkojnë drejtësi për vrasjen që iu bë pabesisht. Për 12 vjet me radhë, institucionet e drejtësisë heshtin për rastin, e as nuk veprojnë në zbardhjen e tij.

Prokuroria vazhdon të mos përgjigjet në pyetjet e gazetës lidhur me hetimet për vrasjen e gazetarit. Dosjen për vrasjen e Bardhylit duket ta ketë mbuluar harresa diku nëpër kthinat e ndërtesës së Prokurorisë.

Analisti politik Skender Zogaj duke folur rreth përvjetorit të vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, ka theksuar se po kalojnë dekada dhe vrasjet politike vazhdojnë të mos zbardhen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat