Lutfi Haziri nuk e përjashton koalicionin me Vetëvendosjen

Politika

Lutfi Haziri nuk e përjashton koalicionin me Vetëvendosjen

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 20:42
Lufi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufi Haziri edhe një herë e përsëriti qëndrimin se me Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim e as koalicion. Por kështu nuk është qëndrimi i tij edhe për një parti që bëri thirrje më së shumti për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Haziri po e sheh të mundshëm bashkimin e një partie të djathtë me një të majtë për të qeverisur.

“Legjitimitetin politik të shumicës shqiptare e kemi ne dhe Lëvizja e Kuqe. Ideologjikisht dallojmë shumë por ne nuk kemi problem. Unë së paku nuk kam asnjë lloj problemi me e pa veprimin e përbashkët për me e shkaktu ndryshimin e madh politik që po e pret Kosova. Shpresojmë shumë që kjo do të arrihet me kalu në rrugë institucionale”, tha Haziri.

Megjithëatë ai pranon se kjo nuk do të jetë e lehtë.

“Kjo verë siç po shihet do të jetë me zhagitje politike por le të urojmë që të kryhet sa më shpejt”, tha Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat