“Bota sot”, nuk u ndal para asnjë furtune

Politika

“Bota sot”, nuk u ndal para asnjë furtune

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 qershor 2017 Në ora: 19:26
"Bota sot"

22 vjetori i themelimit të Gazetës “Bota sot”, po na gjen të fortë ashtu siç ishim çdoherë. Periudha e viteve të 90-ta ishte koha më e vështirë për vendin i cili përballej me ndjekjen, dhunën dhe vrasjet e regjimit serb. Ishte koha kur shqiptarët e Kosovës, kishin më së shumti nevojë që dikush t`ua thoshte të vërtetën në gjuhën e tyre. Ishte pikërisht ky moment, kur lindi gazeta “Bota sot”, si pasardhëse e me gazetave dhe revistave të përditshme e të përjavshme të Rilindësve tonë kombëtarë që i sollën dritë atdheut. 

Të parat kishin mision shkrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa “Bota sot”, kishte mision të vërtetën për ngjarjet në Kosovë.

“Bota sot”, arriti të funksiononte dhe të përçonte mesazhin e saj, ndonëse vepronte jashtë atdheut. Por, përveç të mirëve historia ka njohur edhe tradhtarët. Të tillë ishin ata që iu pengonte e vërteta e gazetës Kombëtare “Bota sot”. Të njëjtit nuk i kursyen plumbat ndaj atyre që me çdo kusht donin të dinin të vërtetën dhe të vërtetën t`ua thoshin qytetarëve të Kosovës.

Gazetarët e gazetës “Bota sot”, botuesit, redaktorët dhe i gjithë stafi u përballen me kërcënime të shumta përgjatë viteve të 90-ta. Vitet e para të pasluftës do të shënonin momentet më të vështira për stafin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Në Kosovën e çliruar nga NATO dhe SHBA, “brigadat e kuqe”, kishin ngre kokën për të ndaluar të vërtetën që e plasonte gazeta “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat