Anton Quni fton Vetëvendosjen të dorëhiqet nga dhuna, ky është reagimi i saj

Politika

Anton Quni fton Vetëvendosjen të dorëhiqet nga dhuna, ky është reagimi i saj

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 qershor 2017 Në ora: 10:54
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli

Ftesa e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tashmë është zyrtare. Vetëvendosja, me kushtin e saj për postin e Kryeministrit, e ka ftuar LDK-në për bashkëqeverisje, në mënyrë që të pamundësohet qeverisja e koalicionit PAN, që si i tillë i fitoi zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, Vetëvendosje dhe LDK asnjëherë nuk janë përputhur në qëndrime. Madje, kundërshtimi i marrëveshjeve të Brukselit me anë të gazit lotsjellës e dhunës, përgjatë mandatit të kaluar, ka bërë që LDK-ja edhe tash të kërkoj nga kjo parti heqjen dorë nga veprimet e së kaluarës.

Deputeti i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i cili është edhe ndër më të votuarit ditë më parë ka deklaruar se do ta mbështet koalicion me Vetëvendosjen, me kusht që kjo e fundit heqë dorë nga dhuna.

Image
Anton Quni

“Ne do ta diskutojmë në strukturat e partisë çështjen për koalicionin me Vetëvendosjen. Janë organet e partisë që vendosin. Unë edhe me herët e kam thënë se nëse Vetëvendosje heq dorë nga dhuna, e mjetet që ka përdorë në të kaluarën, atëherë unë do të jem një avokat i fuqishëm I koalicionit me Vetëvendosjen”, ka deklaruar Anton Quni për gazetën “Bota sot” para disa ditësh.

Topalli: LDK e ka rastin të përcaktohet

Ndërkaq, “Bota sot”, ka tentuar që të marr një deklaratë nga Quni,  se a vazhdon që të ketë të njëjtin qëndrim, por ky i fundit nuk është përgjigjur

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka komentuar deklaratën e Qunit për “Bota sot”, duke shprehur moskuptim se përse Quni ka zgjedhur ka paraqes Lëvizjen Vetëvendosje si të dhunshme.

 “Unë e kam njohur Anton Qunin si një politikan serioz dhe kam respekt për të. Mendoj që fushata zgjedhore ka kaluar dhe nuk e kuptoj pse është zgjedhur kjo formë për ta paraqitur Lëvizjen Vetëvendosje si të dhunshme" ka thënë Topalli për “Bota sot”.

Image
Faton Topalli

Po ashtu, ai ka shtuar se deklarata të tilla nuk i shërbejnë bashkëpunimit të sinqertë nëse me çdo kusht po kërkohet ndonjë arsye për të mos qeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Askush më shumë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është angazhuar që të kemi një shtet funksional dhe që mbron interesat e vendit. Kjo u vlerësua kështu edhe nga votuesit. Nëse me çdo kusht po kërkohet ndonjë shkas për të mos qeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë mund të bëhen deklarata të tilla, por ato nuk i shërbejnë bashkëpunimit të sinqertë”, ka thënë Topalli.

Po ashtu, ai ka thënë se LDK tani e ka rastin të përcaktohet edhe një here se a është për ndryshimin apo përsëritjen e asaj që patëm.

Zogaj: LDK duhet të vetëdijësohet

Ndërsa, analisti Skënder Zogaj ka thënë se pas zgjedhjeve deklarata mund të jenë të shumta sidomos nga ata kandidat për deputet të cilët kanë marrë më shumë vota nga qytetarët, por deklaratat duhet të jenë sa më të kursyera sepse, nganjëherë mund të kenë efekte të dëmshme, madje shumë të dëmshme

 “Këtyre ditëve, në kuadër të atmosferës pas zgjedhore deklaratat mund jenë më të shumta, sepse përpjekjet për të tërhequr vëmendjen e publikut  janë shumë të dëshiruara nga garuesit më të suksesshëm që, në njëfarë mënyre e kanë një të drejtë më të madhe për të shprehur mendimin e tyre. Mirëpo, mendoj se deklaratat duhet të jenë sa më të kursyera sepse, nganjëherë mund të kenë efekte të dëmshme, madje shumë të dëmshme. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë ata që ia duan të mirën vendit dhe proceseve pozitive për të cilat kemi nevojë më shumë se kurdoherë”, ka thënë Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Ndërsa për Qunin, Zogaj besoj se ai është"ushtar" i disiplinës!”, për më tepër ka thënë se asnjë individ nuk bën mirë nëse nuk e përfillë rendin partiak, sepse, kjo mënyrë e veprimeve e ka dëmtuar rëndë LDK viteve të fundit, prandaj kjo praktikë duhet të zhbëhet plotësisht.

“LDK-ja është e treta në garë dhe si e këtillë duhet të jetë shumë e matur dhe, kësaj here duhet të menaxhoj me zgjuarsi situatën. Koalicioni me partitë tjera janë e drejtë sovrane e udhëheqjes më të lartë partiake dhe, nga ky nivel duhet të bëhet politika partiake! Asnjë individ nuk bën mirë nëse nuk e përfillë rendin partiak, sepse, kjo mënyrë e veprimeve e ka dëmtuar rëndë LDK viteve të fundit, prandaj kjo praktikë duhet të zhbëhet plotësisht. Anton Quni besoj  se është "ushtar" i disiplinës!”, ka thënë Zogaj.

Duhanaj: Vetëvendosje të ndryshoj qasjen ndaj institucioneve

Kurse, analisti tjetër, Leon Duhanaj ka thënë se kjo deklaratë e Qunit ka ardhur pas pyetjeve për një koalicion të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV-je dhe është e bazuar në kusht pasi që ndryshojnë qasjet në raport me institucioneve.

“Në pyetjen që i është bërë z.Quni, për ndonjë koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe LVV-je, z. Quni pozitivisht. Krejt kjo e bazuar me kusht që LVV-je, të ndryshojë qasjen e sajë ndaj institucioneve dhe ndaj vendit. Për mendimin tim, është duke u bërë shumë zhurmë rreth qeverisë së atëhershme të Kosovës”, ka thënë Duhanaj.

Po ashtu, ai ka thënë se në radhë të parë duhet të kemi një gjë parasysh se e përqindja e pjesëmarrës në votime ka qenë shumë e ulët, çka partitë politike, do të duhej të reflektonin mbi këtë realitet.

“Sepse bazuar në këtë përqindje, del se zgjedhjet nuk i ka fituar asnjë parti. Përkundrazi kanë humbur të gjitha në një referendum popullorë kundrejt partive të pa përgjegjshme?.

Së dyti në garën për zgjedhje janë evidencuar disa parti dhe koalicione, çka nënkupton se koalicioni fitues është PAN.

Të gjitha përpjekjet për t'a nxjerrë dikënd më shumë fitues se tjetrin, janë përpjekje destabilizuese për qëllim të sjelljes së vendit në ndonjë bllokadë të re politike. Nuk besoj që ka arsye për ndonjë të ashtuquajtur vij e kuqe. Partitë duhet të ulën në bisedime me mandatin që në këtë rast rezulton të jetë z.Haradinaj dhe të gjejnë rrugë për t'a çuar vendin përpara.”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Leon Duhanaj

LDK të pauzoj në opozitë

Po ashtu , Duhanaj ka thënë se koalicion më LVV-je duhet të bëhet vetëm atëherë kur solemnisht deklarohet pro shtetësisë së Kosovës.

“Që pa ekuivok  respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke respektuar edhe simbolet e sajë në përpikëri. Tek atëherë mund të shihet si alternativë. Ngritja e numrit të votuesve nuk është mbështetje për LVV-je, sa është dënim për koalicionin parazgjedhor është, të panevojshëm dhe strategjikisht të gabuar në mes PDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Duhanaj.

Për më tepër ka thënë se LDK-së si parti, do t'i bënte mirë një pauzë nga pjesëmarrja në pushtet.

“Por a mund të durojnë disa figura brenda sajë, varët dhe mbetet të shihet. Për ndryshe, secila parti e cila është kushtetuese, duhet në radhë të parë të mendojë për vendin e tek pastaj për partinë dhe individin, qoftë kjo edhe tuj bërë koalicione të dhimbshme”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

“Sepse bazuar në këtë përqindje, del se zgjedhjet nuk i ka fituar asnjë parti. Përkundrazi kanë humbur të gjitha në një referendum popullorë kundrejt partive të pa përgjegjshme?.Së dyti në garën për zgjedhje janë evidencuar disa parti dhe koalicione, çka nënkupton se koalicioni fitues është PAN.Të gjitha përpjekjet për t'a nxjerrë dikënd më shumë fitues se tjetrin, janë përpjekje destabilizuese për qëllim të sjelljes së vendit në ndonjë bllokadë të re politike. Nuk besoj që ka arsye për ndonjë të ashtuquajtur vij e kuqe. Partitë duhet të ulën në bisedime me mandatin që në këtë rast rezulton të jetë z.Haradinaj dhe të gjejnë rrugë për t'a çuar vendin përpara.”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat