LDK i përgjigjet Vetëvendosjes dhe PAN-it për koalicion

Politika

LDK i përgjigjet Vetëvendosjes dhe PAN-it për koalicion

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:18
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, tha se LDK do të marr vendimin me të mirë për vete dhe se nuk do t’i bëhet patericë askujt.

Por ai thekson se ende nuk kanë vendosur as për koalicionin PAN e as për Vetëvendosjen për të bërë koalicion, sepse për këtë do të vendosin organet e LDK-së, në momentin e certifikimit të rezultateve.

Veliu thotë se çfarëdo vendimi që do të sjellin organet e LDK-së ata do të do të veprojmë ashtu.

“Sipas disponimit aktual ende nuk kemi vendosur, as për PAN-in, as për Vetëvendosjen. Ne do ta shqyrtojmë shumë mirë, do ta lexojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe do të vendosim atë që është më e mira për LDK-në....Nuk do të thotë që është opsion Vetëvendosja, ne e kemi thënë që jo me çdo kusht LDK do të tentoj të hyjë në qeveri, do ta ndjek rrugën e cila është më e mira për LDK-në. Do ta marr vendimin që është më i miri për LDK-në kësaj here dhe nuk do t’i bëhet patericë askujt”, tha Veliu.

Megjithatë, sipas numrit dy të LDK-së, menjëherë pas zgjedhjeve ekziston një qëndrim i koalicionit LAA, që të mos bëjë koalicion me PAN-in.

“Jo, një mundësi është e përjashtuar, ju e dini, i keni informacionet, ai qëndrim i LDK-së nuk ka qëndruar ende, ai qëndrim është prej ditës së parë pas zgjedhjeve kur partnerët e koalicionit e kanë diskutuar dhe e kanë marr një qëndrim të përbashkët se kësaj here nuk ka koalicion me PAN-in. Kështu është qëndrimi i partnerëve të koalicionit deri sot, nuk ka asnjë ndryshim”, u shpreh ai.

Mirëpo, as Vetëvendosje, sipas Veliut, nuk është opsion meqë koalicionin me PAN-in e kanë të përjashtuar, sepse kësaj here s’do t’i bëhen patericë askujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat