Limaj takohet me ambasadorin e Italisë, diskutojnë për situatën pas zgjedhjeve

Politika

Limaj takohet me ambasadorin e Italisë, diskutojnë për situatën pas zgjedhjeve

Nga: H.O. Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italsië në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Limaj në këtë takim ka biseduar rreth zgjedhjeve të 11 qershorit dhe për situatën politike pas zgjedhjeve.

Limaj thotë në Facebook se është diskutuar edhe për suksesin që NISMA ka pasur në këto zgjedhje.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Biseduam për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.

Veç procesit zgjedhor, diskutuam edhe për suksesin e NISMA’s në këto zgjedhje, sukses për të cilin u jam mirënjohës të gjithë juve anëtarëve tanë, sepse ju jeni më mëritorët për fitorën tonë të përbashkët.

Ambasadorin Sardi, e falënderova për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane.

Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat