PAN nis gjahun për deputetët e AKR-së

Politika

PAN nis gjahun për deputetët e AKR-së

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 qershor 2017 Në ora: 17:09
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli e Enver Hoxhaj

PAN kësaj here është duke u munduar që më çdo kusht të bëje “pazare” më AKR-në të cilët kanë thënë se edhe përkundër pozitave më të mira të Qeverisë që PAN po ia ofron ata nuk do të pranojnë koalicion më ta.

Partitë politike në Kosovë janë duke bërë gjithçka të mund të arrijnë ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës i cili do të mundësonte krijimin e Qeverisë. Koalicioni në mes tri partive politike PDK-AAK-NISMA është duke u munduar shumë të arrijë të bëjë koalicion më ndonjërën nga partitë që kanë dal pas saj në zgjedhje. PAN kësaj here është duke u munduar që më çdo kusht të bëje “pazare” më AKR-në të cilët kanë thënë se edhe përkundër pozitave më të mira të Qeverisë që PAN po ia ofron ata nuk do të pranojnë koalicion më ta.

Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës në një prononcim për Bota Sot ka pranuar se kanë pasur diskutime dhe afrime nga ana e koalicionit PAN dhe se i janë ofruar pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.

“Ne nuk do të lëvizim nga pozicionet tona që i kemi në lidhje më koalicionin që kemi më LDK-në. Në jemi duke pritur rezultatet dhe certifikimin e tyre”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat