KQZ nën presionin e partive politike

Politika

KQZ nën presionin e partive politike

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 qershor 2017 Në ora: 17:13
Foto ilustrim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Ndonëse, kanë kaluar më shumë se dy javë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, numërimi i votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka përfunduar. Këto vonesa po shihen me shqetësim nga njohësit e çështjeve politike të cilët thonë se kjo po bëhet edhe për shkak të favorizimit të koalicionit PAN por edhe nga presioni politik që i bëhet në vazhdimësi KQZ-së. 

KQZ-ja me vendimet e fundit për numërim e rinumërim të votave, ka filluar të futet në vallen e partive politike me ego për abuzimin e votës dhe humbjes së kredibilitetit të saj. 

Njohësit e çështjeve politike dhe juridike, thonnë se këto ngecje, po ndodhin vetëm e vetëm që KQZ të gjej një apo mënyrë tjetër për ta nxjerr në cilësi të fituesit jo funksional të zgjedhjeve koalicionin PAN, në mënyrë që ti jepet shansi i krijimit të pa kontestueshëm të qeverisë së re.  Në këtë mënyrë, sipas tyre, qytetarët tani po e humbin  besimin në votë, për shkak të veprimeve të dyshimta dhe kontroversë të KQZ-s ë.

Blerim Burjani analisti politik, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se rinumërimi po ndodhë për shkak të votës së kandidatëve pasi ka shumë ankesa dhe lojëra të tjera në mes partive se kush duhet të jetë fitues në kuvend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat