Plani i Vetëvendosjes për bashkimin kombëtar

Politika

Plani i Vetëvendosjes për bashkimin kombëtar

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 qershor 2017 Në ora: 17:18
Zyrtarë të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk dashur të komentojnë këtë çështje, duke u arsyetuar se për këtë tashmë ka folur vetë Kurti.

Analisti nga Kosova Lindore, Nehat Hyseni duke bërë dallimet në paraqitjen e Albin Kurtit para zgjedhjeve dhe më pas, thotë se ka ndryshime të mëdha. Megjithatë, ai nuk e sheh Kurtin si një kryeministër i ardhshëm që do të përmbushte kërkesën e kamotshme të partisë së tij për bashkim kombëtar.

Një ndër kërkesat më të zëshme të Vetëvendosjes, ishte ajo për bashkim kombëtar. Tani që Vetëvendosja është e bindur se do të marrë pushtetin, zotohet se do ta përmbush edhe këtë premtim. Kështu ka deklaruar kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti.

Kurti në një intervistë për media ka thënë se nëse bëhet kryeministër e ka në projekt bashkimin me Shqipërinë. Ai ka thënë se bashkimin kombëtar nuk e bën kryeministri, por populli i Kosovës.

“Dëshira dhe interesi i qytetarëve tonë në të dy anët e kufirit të tilla janë. Këtë personalisht do ta kërkoj gjithnjë, pavarësisht pozitës ku do të ndodhem. Megjithatë është e rëndësishme që të sqarohemi se nuk e bën bashkimin kryeministri i Kosovës, por populli i Kosovës. Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran. E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës le të flasë vetë, kur të jetë momenti”, ka thënë Kurti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat