Media gjermane: Ballkani po i rrëshqet Evropës

Politika

Media gjermane: Ballkani po i rrëshqet Evropës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 qershor 2017 Në ora: 07:14
Media gjermane

Në kohën kur BE po merret me vetveten dhe nuk ka kush të merret me shtetet akoma të pakonsoliduara të ish Jugosllavisë, këta të fundit kthehen në fushë betejë mes Lindjes dhe Perëndimit, shkruan Rudolf Gruber për “Rp-online”.
 
Edhe 25 vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vendet e dala prej saj duken akoma të huaja për BE. Në vend që si shoqëri ata të përpiqen më fuqishëm drejt BE dhe NATO, secili nga shtetet e reja e shikon rrugën e vetë drejt Europës. Se pse ish shtetet kanë mbetur si në kohën e Jugosllavisë tregon ngjashmëria e krahasimeve: një veri relativisht i zhvilluar me Slloveninë dhe Kroacionë; dhe një jug relativisht i varfër me Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe prej 2008 Kosova e pavarur; dhe askund mes tyre nuk ndodhet Serbia, dikur me kryeqendrën e Beogradit përbënte qendrën e pushtetit jugosllav dhe deri tani fuqia kyqe për stabilitetin dhe paqen mbi Ballkanin, përcjell botasot.info. Prej këtyre shteteve vetëm Sllovenia ka arritur të krijojë një demokraci të vërtetë.
  
“Ky vakum shfrytëzohet nga Rusia në Serbi dhe gjithashtu nga Turqia që u ofron mbështetje muslimanëve ballkanikë kundër udhëheqësisë sllave,”  shkruan më tej analisti vjenez, i cili e përmbyll me thënien e komisionerit Johanes Hahn rreth vendeve të Ballkanit perëndimor, “ose do eksportojmë stabilitet ose do importojmë jo-stabilitet.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat