AKR i përgjigjet PAN-it për formimin e koalicionit, Agim Bahtiri tregon detajet

Politika

AKR i përgjigjet PAN-it për formimin e koalicionit, Agim Bahtiri tregon detajet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 qershor 2017 Në ora: 07:45
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Partitë politike në Kosovë janë duke bërë gjithçka të mund të arrijnë ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës i cili do të mundësonte krijimin e Qeverisë. Koalicioni në mes tri partive politike PDK-AAK-NISMA është duke u munduar shumë të arrijë të bëjë koalicion më ndonjërën nga partitë që kanë dal pas saj në zgjedhje. PAN kësaj here është duke u munduar që më çdo kusht të bëje “pazare” më AKR-në të cilët kanë thënë se edhe përkundër pozitave më të mira të Qeverisë që PAN po ia ofron ata nuk do të pranojnë koalicion më ta.

PAN i afrohet AKR-së

Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës në një prononcim për "Bota Sot" ka pranuar se kanë pasur diskutime dhe afrime nga ana e koalicionit PAN dhe se i janë ofruar pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.

Image
Agim Bahtiri

“Ne nuk do të lëvizim nga pozicionet tona që i kemi në lidhje më koalicionin që kemi më LDK-në. Në jemi duke pritur rezultatet dhe certifikimin e tyre”

Në pyetjen se a kanë kërkesa nga koalicion PAN dhe se cilat janë pozitat që AKR-së i janë premtuar ne rast se shkojnë më ta.

Bahtiri ka thënë se “Ne sigurisht që kemi kërkesa por nuk do ti marrin parasysh. Ne nuk do të marrim një vendim ne emër të koalicionit por edhe në emër të AKR-së, vendimi  do të merret në kryesinë e AKR-së dhe gjithçka do të jetë mënyrë legjitime normale njerëzore dhe po shpresoj se do të dalim edhe nga kjo situatë.

Bahtiri: Nuk do të jemi në koalicion me PAN

Kurse në pyetjen se nëse kanë pasur deri më tani takime dhe afrime më PAN, dhe cilat janë mundësitë që AKR të shkoj në koalicion më PAN e që këta të fundit të kenë numrat për formimin e qeverisë ,ai ka thënë:

“Mundësitë janë, afrime ka dhe propozime ka nga më të ndryshmet por asnjëherë  nuk i kemi shqyrtuar. Na kanë ofruar shumë pozita të ndryshme të larta, por ne nuk i kemi shqyrtuar asnjëherë. Përfundimisht nuk do te bëjmë koalicion më PAN” ka përfunduar Agim Bahtiri në një prononcim për Bota sot.

Mundësitë për një koalicion të mundshëm mes Pan dhe AKR-së dhe posti që ndoshta PDK mund t’ia ofronte AKR-së, atë të krye parlamentarit nuk shihet si diçka e mundshme, sepse vetëm posti i presidentit të vendit do të ishte interesant për Behxhet Pacollin.

Lepaja: Posti i kryeparlamentarit, jo atraktiv për Pacollin

Analisti Fadil Lepaja ka thënë se posti i krye parlamentarit nuk është atraktiv për zotin Pacolli.

Image
Fadil Lepaja

“Nuk mendoj se posti i krye parlamentarit është atraktiv për zotin Pacolli. I vetmi post që mundet me qenë interesant për të është ai i Presidentit. “Posti i krye paralajmëtarit i shoqëruar me resorët ekonomik munden me qenë atraktiv për LDK-në. Kjo ofertë për LDK dhe AKR mbase mund të tërheqë koalicionin LAA në bashkëqeverisje me PAN” ka thenë Lepaja.

Koalicioni në mes tri partive PDK-AAK-Nisna që në zgjedhjet e 11 qershorit doli si partia e parë në zgjedhje më mbi 33% të votave nuk e ka mundësinë që të formoj qeverinë pa e bërë edhe një koalicion i cili do t’ia mundësonte krijimin qeverisë.

“Blerja e votave”

Njohës i çështjeve politike Nexhat Haziri ka thënë për Bota sot se koalicioni PAN shpreson në  blerje të  deputetë ve nga partitë  e tjera, sidomos nga koalicioni LAA për të  arritur shumicën parlamentare, coftë  kjo edhe shumica e thjeshtë  prej 61 deputetë  dhe kështu që  ta formojë  qeverinë .

Image
Nexhat Haziri

“Synim i tyre kryesor është  AKR-ja që  tashmë  është  e konfirmuar se do të  ketë  katër deputet në  përbërjen e re te Kuvendit të  Kosovës. Unë  jam  i prirë  ti besoj deklaratës së  kreut të  AKR-së , z. Behxhet Pacillit, I cili ka deklaruar se do ti qëndroj besnik koalicionit me LDK-në  dhe Alternativën, për të  mos bërë  koalicion me PAN, I cili jo vetëm nga subjektet e tjera kundërshtare politike, por edhe nga opinion I gjerë  çdo ditë  e më  shumë  po konsiderohet si e keqja më  e madhe  e vendit, kjo për shkak të  inkriminimit të  liderëve të  këtij koalicioni” ka thënë Haziri.

AKR të mos i pranojë postet

Sipas tij, në skenën politike, është  koha të vendoset një standard i ri, ai i përgjegjësisë për deklarimin e dhënë, pra nëse premton diçka do te duhet për ta mbajtur atë  premtim. Pra besoj se për asnjë post qoftë  ky krye parlamentarit apo çfarëdo ministrisë , AKR-ja nuk do të  bëjë  koalicion me PAN-in. E vetmja zgjedhje për vendin është  koalicioni VV me LAA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat