Tri thirrjet e dështuara të Berat Buzhalës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Politika

Tri thirrjet e dështuara të Berat Buzhalës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Nga: B.S Më: 28 qershor 2017 Në ora: 16:08
Berat Bushala

Drejtori i Expressit, Berat Bushala, në tri palë zgjedhje të organizuara në trevat e banuara me shqiptarë ka bërë thirrje që të votohen apo mos të votohen të favorizuarit e tij.

Por si duket thirrjet e tij drejtuar votueseve shqiptarë kanë dështuar në të tri rastet.

Bushala e nisi me Maqedoninë, kur në një shkrim të tij, kishte shkruar se po të ishte në vend të Ali Ahmetit do të bënte koalicion me VMRO-në e Nikolla Gruevskit,  i cili njihet si njeri që ishte në shumë raste kundër shqiptarëve dhe zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

““Shtrëngoni rripat e sigurisë se ka rrezik që do të them një blasfemi: Do të bëja koalicion me Nikolla Gruevskin”, kishte shkruar në kolumnën e tij, duke arsyetuar vendimin e tij se pse do të bënte koalicion me Gruevskin po të ishte në vend të Ali Ahmetit.

Por, thirrjen e Buuzhalës, Ahmeti dhe shqiptarët në Maqedoni nuk e dëgjuan. Ali Ahmeti, lideri i BDI-së hyri në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit, duke marr postin e kryepalaramentarit që për herë në histori do të jetë shqiptar, dhe rrëzuan nga pushteti të favorizuarin e Beratit, Nikolla Gruevskin.

Po ashtu, edhe në zgjedhjet në Kosovë, Berat Buzhala kishte zgjedhur të preferuarin e tij. E ai ishte Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit PAN për kryeministër. Por kësaj radhe, Buzhala kishte zgjedhur të “fshihej” prapa mediumit të tij, Express.

Express në një shkrim autorial i kishte dalë në mbështetje të Ramush Haradinajt në garën për kryeministër.

“Marrë në përgjithësi, marrë parasysh gjithë çfarë u thanë, Gazeta Express, Bordi i saj, beson që zgjidhja më e mirë për vendin do të ishte zgjedhja e z. Haradinaj kryeministër i vendit. Një zgjidhje e tillë është shumë larg prej ideales, por është shumë më optimale se sa zgjidhjet tjera. Pas një pritjeje të gjatë, Haradinaj duhet të vazhdojë mandatin e tij të mbetur në gjysmë”, thuhej në thirrjen e Expressit drejtuar shqiptarëve të Kosovës.

Por, edhe këtë thirrje të Berat Buzhalës, votuesit shqiptarë as nuk e morën parasysh, duke ia dhënë edhe një “shuplakë” Beratit. I preferuari i Buzhalës për kryeministër, Ramush Haradinaj, edhe pse në koalicion me PDK-në e Nisma-në, edhe 11 parti të tjera, në zgjedhjet e 11 qershorit dolën kokëulur dhe si humbësit më të mëdhenj, duke marrë vetëm 34 % të votave apo 39 deputetë. I preferuari i Beratit, Ramush Haradinaj, në zgjedhjet e 11 qershorit dështoi keq, duke dalë i fundit nga liderët që ishin kandidatë në zgjedhjet parlamentare. Ai u radhit pas Albin Kurtit, Kadri Veselit e Avdullah Hotit.

Thirrja e fundit e Buzhalës ishte për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, ku Berati edhe njëherë iu drejtua votueseve shqiptarë. Këtë herë ai bënte thirrje për rrëzimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili haptas midis Beogradit i kishte bërë të ditur shtetit serb, se ata tashmë e kanë humbur Kosovën, dhe se me një gjë të tillë duhet të pajtohen sa më parë.

“Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër”, ishte titulli i shkrimit të Buzhalës drejtuar shqiptarëve, në të cilin shkrim ai kishte dhënë arsyet e tij, se pse nuk duhet të votohet Rama.

Por si në dy rastet e mëparshme, thirrja e Buzhalës shkoi huq. Shqiptarët i besuan masovisht Edi Ramës, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet në Shqipëri, ku partia e tij fitoi shumicën e votave duke siguruar një numër të madh të mandateve në krahasim me partitë e tjera.

Kuvendi i ri do të ndahet mes 5 forcave politike PS, PD, LSI, PDIU, PSD. 74 mandate i takojnë Partisë Socialiste, 43 Partisë Demokratike, 19 Lëvizjes Socialiste për Integrim, 3 Partisë për Drejtësi, Integrim, dhe Unitet dhe 1 Partisë Socialdemokrate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat