Teki Dervishi, aristokrat i artit dhe kulturës shqiptare

Politika

Teki Dervishi, aristokrat i artit dhe kulturës shqiptare

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 qershor 2017 Në ora: 18:00
Teki Dervishi ishte edhe drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, duke qenë kështu përherë në shërbim të së vërtetës dhe në koherencë me ngjarjet që e përcollën vendin.

Gjashtë vite pas shkuarjes në amshim, miqtë e afërt, ata që e njohën dhe ishin bashkudhëtar të jetës dhe veprës së publicistit Teki Dervishi, ende e kanë të freskët kujtimin për të.

Teki Dervishi ka lënë gjurmë të thella në krijimtarinë letrare shqiptare dhe ai cilësohet si prijës i modernitetit të letrave shqipe. Njëherësh, ai ishte edhe drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, duke qenë kështu përherë në shërbim të së vërtetës dhe në koherencë me ngjarjet që e përcollën vendin. Shtatë vite pas shkuarjes në amshim, miqtë e afërt, ata që e njohën dhe ishin bashkudhëtar të jetës dhe veprës së publicistit Teki Dervishi, ende e kanë të freskët kujtimin për të.

Shkrimin e kishte dhunti nga zoti Regjisori

Esat Brajshori, njëherësh dhe miku i Teki Dervishit duke folur për mikun e tij të ndjerë ka thënë se vlerë- son shumë veprën e tij. “ Vlerësoj angazhimin e “ Bota sot” që po e risjellin në kujtesën e këtij populli kolosin unikat të dramaturgjisë moderne kombëtare Teki Dervishin. Unë me Tekiun kam qenë i lidhur ngushtë jo vetëm si bashkëpunëtor në fushën e teatrit por si miq që kemi ndarë bashkë shumë halle e sfida të jetës. Dua të nënvizoj se dy dramat e fundit «Repriza e Lirsë « dhe»Ku është populli”Teki Dervishi i shkroi enkas për mua dhe unë i vura, njërën me Dramën Shqipe të Teatrit të Shkupit( 2003) dhe tjetrën në TKK (2005).

Andaj, jam kë- tu për ta ndihmuar kujtesën e kombit për këtë aristokrat të kulturës dhe artit shqiptar, Teki Dervishi. Aktori Selman Jusufi, dhe miku i Teki Dervishit, ka vlerësuar lart figurën e Dervishit duke thënë se Teki Dervishi është i vetmi krijues shqiptarë që shkrimin e kishte dhunti nga Zoti. “Ai ishte pa dyshim maestro dhe artist i madh. Shkuam në Shkup dhe mbetëm një dekadë aty. Një natë dimri mbërritëm në Prishtinë. Poezia e tij është protestë. Vepra e tij është monument. Ishte mësues i imi shpirtëror dhe përjetësisht më mungon”, është shprehur aktori Jusufi.

Teki Dervishi la gjurmë të pashlyeshme në kulturë

Përfaqësuesi Ipeshkisë të Kosovës Don Lush Gjergji, është një nga personat që njohu për së afërmi shkrimtarin dhe artistin e madh Teki Dervishi.

Ai për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Teki Dervishi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin shqiptar duke dhënë vizione dhe vegime të qarta se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi.“Teki Dervishi ishte një mik, një shok e mbi të gjitha një krijues i mirëfilltë i kulturës dhe qytetërimit tonë Iliro-Arbroro-Shqiptar, ndërroi jetë dhe shpejt shkoi në amshim, por la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin tonë, sepse në jetën dhe veprën e tij, si në aspektin njerëzor e aq më tepër në aspektin kulturor dhe letrar na begatoi dhe na pasuroi duke na dhënë vizione dhe vegime të qarta, se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi”, ka thënë Don Lush Gjergji.

Sipas tij, Teki Dervishi meriton falënderime të mëdha për shërbimin që ia bëri popullit në aspektin kulturor e publicistik.“Në këtë përvjetor e kujtoj me nderime dhe falënderime të thella, për jetën dhe veprën e tij, për kontributin e tij, për shërbimin që ia bëri popullit tonë, mbi të gjitha kulturës sonë dhe publicistikës sonë, gazetarisë sonë.

Teki Dervishi ishte një njeri i gjithanshëm, si në formën e letrarit dhe gazetarit të publicistit të njeriut të kulturës e mbi të gjitha të njeriut i cili kishte bindje dhe përcaktime shumë të qarta pro-evropiane apo properëndimore që të na kthente atje ku dikur ishim si popull meritor”, ka thënë Don Lush Gjergji. Ai mes tjerash ka thënë se Teki Dervishi ka qenë njëri ndër njerëzit që ka folur me të më së shumti për gjithçka çka shihet e preket për gjithçka që ndodhet.

“Teki Dervishi është një nga figurat, me të cilat kam komunikuar shpesh miqësisht dhe vëllazërisht në rrafshin e gjithmbarshëm, andaj veprën e tij mundohem ta kem gjithmonë afër vetes. Ndërsa figura e tij, personaliteti i tij më mungon mjaft, sepse në momentet e vështira apo të gëzimit, figurat e tilla krijojnë mangësi dhe zbrazëti në jetën tonë”, potencon ai.

Burgu e bëri edhe më të fortë

Ndërsa Skender Zogaj analist politik dhe mik i Teki Dervishit thotë se Teki Dervishi ishte një intelektual, krijues dhe atdhetar. Sipas tij, Teki Dervishi pas vuajtjeve në burgun e Goli Otokut, u bë edhe më i fortë dhe më zëshëm kundër padrejtësive të kohës nën robëri.“Intelektuali krijues dhe atdhetar, Teki Dervishi, edhe pse ka vajtur në amshim, është në kujtimet tona “i gjallë dhe ndër jetë, është në dritën e vërtetë” me veprimtarinë e tij të pasur krijuese, si poet e prozator, dramaturg dhe publicist, analist i thellë e me diapazon të gjerë dituror, kritik i fort teatror, por edhe si veprimtar demokrat atdhetar i devotshëm, i cili që nga rinia e tij e hershme konfrontohet me diktaturën komuniste dhe për bindjet e tij të pastra e të guximshme kombëtare, ndiqet nga okupatori sllavo-komunist jugosllav, që e dënon dhe e mbanë për shumë vjet të syrgjynosur në burgjet më famëkeqe siç ishte Goli Otoku.

Mundimet e shumta fizike, jo vetëm që nuk e thyejnë, por e kalisin shpirtin dhe mendjen e Teki Dervishit, i cili pas vuajtjes së dënimit, bëhet edhe më i fortë dhe më i zëshëm kundër padrejtësive të kohës nën robëri”, shprehet Zogaj, duke shtuar se Dervishi la pas, një veprimtari të gjerë jetësore.Zogaj, kujton kohën kur Teki Dervishi punoi si më- sues në fshatin Carallukë të Malishevës, por veprimtarinë e tij letrare në këtë kohë.

”Me ndihmën e miqve të tij të idealit, pas burgut i mundë- sohet që të punojë si mësues në Carrallukë të Malishevës, një fshat i largët dhe i izoluar nga bota, ku Teki Dervishi angazhohet që, me ditar të përhap rreze diturie, ndërsa pas punës më nxënës të shkruaje letërsi”, shprehet Zogaj. Sipas tij, Tekiu u përball me vështirësi të shumta nga pushteti i atëhershëm.“Mirëpo, kjo dritë nuk është shumë e dëshiruar nga pushteti i kohës, që, me Teki Dervishin pati probleme të shumta, sepse, shpërthimet e tij janë të rrezikshme për të gjitha sortet e errësirës armiqësore që i vishen popullit shqiptar. Kjo e bën Teki Dervishin të padëshiruar nga pushteti në Kosovë, që për ta mënjanuar nga rrethi i miqve dhe shokëve të vendlindjes, ia lejon punësimin në Shkup të Maqedonisë, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” të kontrolluar rreptë nga pushteti maqedonas. Tekiu i vetëdijshëm për rrethanat, kujdesshëm mirret me gazetari, por, prapa saj krijon vrullshëm letërsi që e bën shumë të afirmuar”, thotë ai.

Shkrimtar dhe publicist i devotshëm Në sajë të kësaj, pas vitit 1974, kur ndodh forcimi i autonomisë së Kosovës, sipas analistit Zogaj, Tekiut i mundësohet kthimi në Kosovë, dhe kjo është koha e tij më mirë si shkrimtar, dramaturg e publicist. “Në të gjitha këto, e përhershme është ndjenja e demaskimit të nekrofilisë gjenetike sllavo-staliniste (urrejtja politike) e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit…” siç shprehet ky atdhetar i madh në një shkrim të tij. Lexuesit vazhdojnë udhëtimin me shkrimet e Tekiut, që e kujtojnë si drejtues të zot të gazetës “Bota sot” për disa vjet, e gjithashtu edhe si drejtor i Teatrit Kombë- tar të Kosovës. “Teki Dervishi është personalitet i panteonit të krijimtarisë dhe të atdhetarisë së pastër”, përfundon Zogaj.

Teki Dervishi lindi në janar të vitit 1943 në Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011. Pra ai ishte është shkrimtar dhe publicist. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës kombë- tare “Bota Sot”. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vje- çare, ku vuajti dënimin disavje- çar në burgjet serbe. Teki Dervishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq Jugosllav të Goli Otokut”, shprehet miku i tij analisti Zogaj.

Foniqi: Teki Dervishi shkrimtar i veçantë

Ndërsa gazetari Shaqir Fonii njëherësh edhe miku i Teki Dervishit duke shpalosur kujtimet për mikun e tij të dashur thotë se Tekiun e ka njohur që nga koha e shkrimeve të tij. “ Tekiun e kam njohur që moti përmes shkrimëve të tij, por miqësia me të ishte thelluar, kur ai bëri një mini portret timin për, ‘Flakën e Vëllazërimit’.

Aty, unë tek Tekiu pashë madhështinë ,modestinë, profesionalizmin, sinqeritetin dhe kurajon për gazetarët e rinj. Më kujtohet si sot, kur u takuam në oborrin e Fakultetit Filologjik dhe me kërkojë disa të dhëna, për të hartuar skicën e tij javore për ‘Flakën.I thashë nuk ka problem, por a jam unë i denjë,??? Je,je më tha, se po mos të ishe unë nuk do të merrja. Dhe t’ju them të drejtën kjo për mua ishte një vlerësim dhe kurajo për të vazhduar për të shkruar”, thotë gazetari Foniqi.

Tek sa flet me mallëngjim dhe nostalgji për mikun e tij, Foniqi nënvizoi se Teki Dervishi ishte shkrimtar i veçante, dramaturg, publicist, zotri i rëndë, modest, atdhetar, boem, dhe mbi të gjitha njeri i fjalës dhe mjeshtër i saj. “ Ne, ndërkohë që nga ai kisha lexuar : ‘Bregun e pikëllimit’, në ndërdije më shkonte mendja se ishte një autotekst, sepse në shikim të parë të linte përshtypjen e një njeriu të mbyllur, të përvuajtur, dhe fjalëpaka. Ai pinte shumë duhan dhe nuk komentonte shumë , por kur fliste shihej se ai kishte një thellësi mendimi, art shkrimi dhe sens thumbimi e tonelata guximi. Kam patur nderin të bashkëpunoja me të, kur ishte kryeredaktor tek, “Bota e re” dhe kishte rast kur më porosiste tema dhe me jepte vullnet prej një njeriu, i cili i gëzohej sukseseve të të tjerëve, pra ai ishte njeri pa asnje gram xhelozi, shprehet gazetari Foniqi, duke shtuar se Tekiu shpesh herë edhe e uronte rreth sukseseve të tij. “Tekiu më uronte për shkrimet, sidomos për figurat tona, si për Aleksandër Moisiun, Bekim Fehmiun, Nexhmije Pagarushën, Haxhi Zekën, Inva Mulën e shumë figura të tjera. Kurrë nuk ka ndodhur që të mos kishte kohë për konsultime, analiza e sugjerime.

Madje kishte rast kur ishte i zënë dhe nguroja ta pengoja, por sapo më shihte, më thoshte,eja,eja,nuk na pengon dhe unë si me shaka, ia ktheja: ‘po më pengon tymi yt, do t’ia kalosh edhe Zogut dhe librit te Ginisit me duhan, kurse ai, me atë buzëqeshjen e lehtë, ma kthente,: ‘Çfarë burri je, që nuk pi duhan të rëndë”, kujton Foniqi.

Një intelektual i kompletuar

Ai ka rrëfyer se Tekiun e kishte takuar pothuajse çdo jave dhe kishte pirë kafe me të shumë herë. “ E kam takuar, pothuajse çdo javë dhe kemi debatuar e nganjëherë edhe polemizuar për tema të ndryshme. Mund të them se ishte bindës, këmbëngulës, por edhe e pranonte mendimin ndryshe, madje e nxiste. Të flisje me të, kurrë nuk kishte monotoni, sepse gjithmonë mësoje diçka të vlefshme dhe të dobishme. Edhe një detaj shumë interesant. Sikurse mund ta dini,ai i kishte bezdi intervistat për televizion. Më duket se jam njeriu i parë që kam arritur ta intervistoja për RTK-në ,në kohën kur ishte drejtor i Tetarit Kombëtar të Kosovës, madje pas një insistimi kur doli intervista, më thirri dhe më tha, :’më duket doli mirë’. Unë ia ktheva, jo mirë, por shumë mirë,kurse ai shtojë : ‘E ke me ma bërë qejfin, por më duket se që nga ai moment nuk e kishte më problem daljen para kamerave. Dua ta theksojë edhe një moment me të.

Me rastin e 100 vjetorit të Alfabetit të Manastirit, ai kishte bërë dramatizimin e një teksti të Kadaresë, interpretuar nga trupa e Teatrit shqiptar të Shkupit dhe premierën e shikuan më se 400 veta, ku ishte i pranishëm edhe Ismail Kadare. Më kujtohet shumë mirë që shfaqja u duatrokit gjatë dhe unë e përgatita një shënim, për të cilin Tekiu nuk kishte harruar për të më falënderuar”, thotë Foniqi, duke shtuar se Teki Dervishi ishte një intelektual komplet dhe ikja e tij e hershme ka lënë një boshllëk në ambientin tonë kulturor e njerëzor.“Tekiu iku, por emri dhe vepra e tij,do të nderohet brez pas brezi. Andaj lavdi i qoftë veprës së tij”, ka thënë gazetari Foniqi.

Publicisti, Ramdan Musliu, njëherësh dhe miku i Teki Dervishit, duke shpalosur kujtimet për Tekiun , ka rrëfyer për “ Bota sot” se Teki Dervishi njihet si një personalitet i cili ka qenë në oponencë të përhershme me pushtetin. “Jeta e tij prej njeriut gjithnjë në lëvizje, si një mendje gjithnjë aktive, ka bërë që kudo që frekuentonte, që nga Gjakova, Goli Otoku, Shkupi e Prishtina, të jetë fermentues i ideve të reja. Tekiu kudo që ka jetuar ka arritur të krijojë bërthama artistike, të formojë qarqe artistike e intelektuale, të cilat aktivizoheshin duke u lidhur me ide të reja, ide që në thelb përmbanin një lloj herezie, një lloj dyshimi ndaj standardeve të të gjitha sferave të shoqërisë e në veçanti të politikës, po ende edhe të letërsisë dhe artit në përgjithësi. Nuk ishte prej krijuesve sistematikë, i cili, në kushte të një komoditeti social,do të punonte gjithë jetën në një projekt, por ishte krijues që në çdo vepër e ndërtonte si mbas një principi të ri, sepse asnjëherë nuk ishte ndërtues i klisheve, por rrënues i tyre dhe imponues I mendimit të ri kundër rrjedhës”, është shprehur publicisti Musliu. Ai ka theksuar se në këtë plan Tekiu e ka meritën e intelektualit që ka kultivuar idenë e pluralizmit jo vetëm estetik, por edhe atij që ishte kundër totalitarizmit si praktikë dhe doktrinë.

“ Në rrethana “normale” Tekiu do të ishte një krijues me reputacion të pakontestueshëm shoqëror e jo një personalitet pa status social, një njeri që ishte në vazhdimësi i survejuar dhe i mbikëqyrur në çdo fjali që e shkruante dhe e thoshte. Po të shikohen veprat e tij, si në prozë, po edhe në poezi e veçanërisht në dramaturgji, ato në të gjitha planet janë sinonim i kreativitetit. Proza tij, bie fjala, tregimi i tij, ai është herë një rrëfim tradicional, ku çdo gjë është në shërbim të rrëfimit, bërthamës narrative, për të vazhduar pastaj në në tregimet e modelit erëzues, në kontemplacion të thellë që herën tjetër të ndërtohet përmes një ironie tronditëse. Poezia, herë është konkrete, herën tjetër impresion që duket si një vurratë e shpirtit të njeriut, por që gjithnjë në brendi e ka një dramë, e ka një “ngjarje tronditëse”. Në dramaturgji Tekiu është ai që projekton dramën glomale kombëtare dhe universale. Në brendinë e kompozicioni dramaturgjik e kemi shtresimet paralele të dramës që nga mikro-njësitë deri të ajo e përgjithshmja.

A ka projekt më madhështor se sa kompleksi dramatik “Bregu i pikëllimit”?! Tekiu bëri një jetë heretiku, ndërtoi një vepër-herezë dhe si i tillë mbetet unikat dhe i papërsëritshëm në letërsinë shqipe”, është shprehur Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat