Politikanët zhvasin buxhetin e shtetit

Politika

Politikanët zhvasin buxhetin e shtetit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 qershor 2017 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Politikanët,  deputet, zyrtaret shtetëror vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre, edhe pse është mese e nevojshme.

Deklarimi i pasurisë se zyrtareve të lartë shtetëror ka treguar edhe një herë se pushteti dhe politika vazhdojnë të shihen si mundësia më e lehtë për pasurim të shpejtë në Kosovë, ani pse papunësia dhe zhvillimi ekonomik vazhdojnë te jenë në nivel të njëjtë.

Politikanët,  deputet, zyrtaret shtetëror vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre, edhe pse është mese e nevojshme.

Kjo gjendje, ka bërë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në vend, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, pas publikimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.

 Janë dhënë deklarata të shumta se ka dyshime që se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës, të cilat nuk janë deklaruar fare në Agjencinë kundër korrupsionit.

Transparenca ndaj qytetareve të Kosovës nga politikanet deri më tani ka munguar gjithmonë, por është përpjekje që deklarimi i pasurisë te behet dhe të dihen financat e tyre. Ambasada e Amerikës në Kosovës në një përgjigje ekskluzive për Bota sot ka thëne se ata mbështesin punën e Agjencisë anti-korrupsion dhe kërkojnë që të ketë transparencë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat