Fatkeqësi për Kosovën nëse nuk qeverisë LDK-ja

Politika

Fatkeqësi për Kosovën nëse nuk qeverisë LDK-ja

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 28 qershor 2017 Në ora: 18:22
Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër i LDK-së

“Trendi i rritjes së  buxhetit të Kosovës do të  vazhdojë nga kushdo që  vije  në pushtet. Por, rritja substanciale ka ndodhur me qeverisjen e LDK-së dhe është fatkeqësi për Kosovën nëse nuk qeverisë LDK-ja. Kjo sepse kjo garanton rritjen e buxhetit të Kosovës, sepse kjo qeveri projeksionet e LDK- së janë që pas 4 vitesh 5 miliardë euro. Kjo,  është e realizueshme duke u bazuar që trendi i rritjes së e fuqishme  për 4 milionë, nëse do të ndodh diçka Kosova do ta ketë buxhetin më të lartë nga shtetet e rajonit” është shprehur Ilir Fetahu.

Vlerësimet më të larta ndërkombëtare të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, buxheti i Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon për dy vite radhaz.

Sipas Zv- Ministres të Zhvillimit Ekonomik, Besa Gashi Zogaj, Kosova gjatë qeverisjes së LDK-së ka pasur buxhetin më të lartë në histori.

“ Sipas vlerësimeve më të larta ndërkombëtare të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Kosova ka dëshmuar  qëndrueshmëri makroekonomike dhe buxhetore, duke shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon për dy vite me radhë. Rritja reale në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ishte 4.1 për qind.  Gjatë vitit Kosova ka pasur buxhetin më të lartë në histori, mbi 2 miliardë euro, uljen rekorde të papunësisë nga 35 % në vitin 2014, në 26 % në vitin 2016. Po ashtu në Forumin Botëror Investitorëve Engjëj" (World Business Angels Forum) Kosova  mori çmimin: "Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” ka thënë Zogaj ditë më parë në një intervistë për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat