Vetëvendosje vazhdon takimet në europarlamentarë në Bruksel

Politika

Vetëvendosje vazhdon takimet në europarlamentarë në Bruksel

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 19:57
Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i përbërë nga Kryetari Visar Ymeri, kandidati për Kryeministër Albin Kurti dhe Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti vazhduan sot takimet zyrtare në Bruksel

Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i përbërë nga Kryetari Visar Ymeri, kandidati për Kryeministër Albin Kurti dhe Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti vazhduan sot takimet zyrtare në Bruksel. Ata u takuan me z. Victor Boshtinaru, Nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, znj. Sandra Kalniete, Nënkryetare e Grupit EPP në Parlamentin Evropian dhe z. Eduard Kukan, eurodeputet, raportues për Shqipërinë dhe zëvendës raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Në këto takime u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe themelimi i qeverisë së Republikës së Kosovës. Europarlamentarët u interesuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe uruan  VETËVENDOSJE-n për rezultatin në to. Po ashtu fokus i diskutimit ishin edhe prioritetet qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik i përqendruar te prodhimi që krijon vende të reja të punës dhe politikat që i mbrojnë punëtorët, e zbusin pabarazinë dhe rrisin kohezionin shoqëror. Veçanërisht u theksua nevoja që të krijohen mekanizmat që e funksionalizojnë gjyqësorin e sundimin e ligjit kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s shprehën edhe një herë zotimin për procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe shprehën qëndrimin tashmë të njohur për bashkëpunimin rajonal, si dhe atë për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat