Kosova shënoi rritje të madhe ekonomike gjatë qeverisjes së LDK-së

Politika

Kosova shënoi rritje të madhe ekonomike gjatë qeverisjes së LDK-së

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 29 qershor 2017 Në ora: 11:12
Avdullah Hoti

Vlerësimet më të larta ndërkombëtare të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, buxheti i Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon për dy vite radhaz.

Sipas Zv-Ministres të Zhvillimit Ekonomik, Besa Gashi Zogaj, Kosova gjatë qeverisjes së LDK-së ka pasur buxhetin më të lartë në histori.

“ Sipas vlerësimeve më të larta ndërkombëtare të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Kosova ka dëshmuar  qëndrueshmëri makroekonomike dhe buxhetore, duke shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon për dy vite me radhë. Rritja reale në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ishte 4.1 për qind.  Gjatë vitit Kosova ka pasur buxhetin më të lartë në histori, mbi 2 miliardë euro, uljen rekorde të papunësisë nga 35 % në vitin 2014, në 26 % në vitin 2016. Po ashtu në Forumin Botëror Investitorëve Engjëj" (Ëorld Business Angels Forum) Kosova  mori çmimin: "Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” ka thënë Zogaj ditë më parë në një intervistë për “Bota sot”.

Kosova u rrit ekonomikisht me LDK-në

Ndërsa, njohësit e ekonomisë pohojnë për rritjen ekonomike gjatë qeverisjes së LDK-së, mirëpo sipas tyre pavarësisht  partive që do hyjnë në pushtet, buxheti i Kosovës nuk do të zvogëlohet nëse shpenzimet janë racionale.

Image
Muhamet Mustafa

Ish kryetari i Komisionit Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, është shprehur se qeverisja e LDK-së ka bërë një kthesë të rëndësishme në përmirësimin e qeverisjes makroekonomike e fiskale.

“Kjo është  një situatë hipotetike, por ajo që  kemi parë gjatë qeverisjes së LDK-së  ka qenë një kthesë  e rëndësishme  në përmirësimin e qeverisjes makroekonomike e fiskale në krahasim me qeverisjet e mëparshme. Edhe gjatë fushatës nuk kemi parë politika të qarta buxhetore nga partitë tjera” ka deklaruar Mustafa për “Bota sot”.

Ndërsa njohësi i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, ka treguar se si  nuk do të zvogëlohet buxheti i Kosovës pavarësisht partisë që fiton mandatin për formimin e qeverisë.

Nevoja për shpenzimet racionale

Sipas Rexhepit, secila parti që parti që vjen në pushtet nëse synim ka zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, padyshim që do të ketë koncept edhe rritjen e buxhetit.

Image
Ibrahim Rexhepi

 Ai ka shtuar se nuk ka asnjë arsye që të zvogëlohet buxheti i Kosovës, mirëpo shpenzimet duhet të jenë më racionale.

“Secila parti që vjen në pushtet, nëse si synim e ka zhvillimin dhe prosperitetin, pa dyshim se do të ketë  si koncept edhe rritjen e buxhetit. Mirëpo, me këtë rast, duhet pasur parasysh dy momente: E para, që rritja e buxhetit të vjen nga rritja ekonomike dhe luftimi i informalitetit, e jo duke ngarkuar tatimpagueist. E dyta,  shpërndarja, përkatësisht shpenzimet të bëhen në mënyrë  më  të mirë, përkatësisht që të përfitojnë  të gjithë qytetarët, e jo vetëm një kategori e njerzëve që  janë nën përkujdesjen e vazhdueshme të qeverisë. Kjo mund të bëhet duke rregulluar ambientin për biznes, duke shtuar sigurinë , zbatimin e ligjit dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve. Kjo sjellë punësim dhe rritje të mirëqenies.  Pra, buxheti nuk ka asnjë arsye që  të zvogëlohet, mirëpo, shpenzimet duhet të jenë më racionale. Nëse një parti ka për qëllim zvogëlimin e buxhetit, ky është sinjal i qartë se ato nuk garantojnë zhvillim dhe prosperitet” ka pohuar Rexhepi.

Buxheti i varur nga Dogana

Ndërsa, ish Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike  Amerikane,  Lekë Musa, ka thënë se buxheti është indikator i performancës së ekonomisë dhe ai varet nga efikasiteti i doganës dhe ATK-së.

Image
Lekë Musa

“Buxheti është vetëm një idikator i performancës së ekonomisë dhe ajo në vend të parë varet nga efikasiteti i doganës dhe ATK-së. Mirëpo, vëllimi i buxhetit është direkt i lidhur me rritjen ekonomike, prandaj edhe shpenzimet buxhetore janë përgjigje ndaj ekonomisë. Mos të harrojmë se shpenzimet publike nuk bën të jenë barrë e papërballueshme për sektorin privat. Pranda, ekzistojnë disa paramentra brenda së cilës duhet ndërtuar buxheti, për shembull, borxhi publik nuk duhet të tejkalojë shumën prej 12- 13 për qind, paga publike nuk duhet t ëjetë përmbi 9 për qind dhe defici buxhetor duhet të jetë nën 2.5” ka deklaruar Musa për “Bota sot”.

LDK garanton rritjen e buxhetit

Kurse, njohësi i ekonomisë Ilir Fetahu ka pohuar se rritja substanciale ka ndodhur me qeverisjne e LDK-së dhe do të ishte fatkeqësi për Kosovën nëse nuk qeverisë më LDK-ja, sepse ajo garanton rritjen e buxhetit të Kosovës.

Image
Ilir Fetahu

“Trendi i rritjes së  buxhetit të Kosovës do të  vazhdojë nga kushdo që  vije  në pushtet. Por, rritja substanciale ka ndodhur me qeverisjen e LDK-së dhe është fatkeqësi për Kosovën nëse nuk qeverisë LDK-ja. Kjo sepse kjo garanton rritjen e buxhetit të Kosovës, sepse kjo qeveri projeksionet e LDK- së janë që pas 4 vitesh 5 miliardë euro. Kjo,  është e realizueshme duke u bazuar që tredi i rritjes së e fuqishme  për 4 milionë, nëse do të ndodh diçka Kosova do ta ketë buxhetin më të lartë nga shtetet e rajonit” është shprehur Fetahu.

Sipas Fetahut, Kosovës i nevojitet qeverisja e LDK-së për stabilitet në institucione.

“Kosovës i duhet qeverisja e LDK-së,  i duhet stabiliteti në institucione dhe assesi nuk guxon që Kosova të mbetet me qeveri gjysmake, jo stabile dhe të udhëhequr nga njerëz që nuk janë kompentet për qeveri të tillë. Kosoves i duhen njerëz të ndershëm dhe të dijshëm dhe jo njerëz që punën e parë të tyre e kanë vetëm të jenë në krye të qeverisë” ka shtuar Fetahu.

Premtimi i LDK-së

Gjatë fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, kishte premtuar në tubimin e parë se Kosova do të ketë buxhet të qëndrueshëm prej 3 miliardë euro brenda mandatit dhe rritje ekonomike deri në 7 për qind. Ai po ashtu premtoi rritje të pagës minimale, trefishimin e buxhetit për bujqësi, trefishimin e tokave nën ujitje.

Kurse, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj, kishte bërë premtime për zhvillimin e ekonomisë, rritje në prodhimtari,  rritje të buxhetit për bujqësi dhe rritje të pagave, mirëpo programi i tyre nuk është konkretizua për buxhetin e Kosovës në përgjithësi.

Ndërsa, në anën tjetër kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte thënë se do ta përmirësojnë gjendjen ekonomike sepse pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë dalje nga kriza.

“Pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë dalje nga kriza. Ne jemi të interesuar të vijnë investime nga jashtë, në radhë të parë nga mërgata jonë, dhe të mos na ikin të rinjtë të dëshpëruar nga gjendja në vendin e tyre, siç ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm për dy vite e gjysmë kanë ikur nga vendi më shumë se 150.000 të rinj” kishte thënë Kurti gjatë intervistave nëpër fushata parazgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat