Zhvishen maskat e politikanëve të Kosovës

Politika

Zhvishen maskat e politikanëve të Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 29 qershor 2017 Në ora: 18:10
Kuvendi i Kosovës

Deputetet të cilët nuk kanë mundur të fitojnë vota që të bëhen prapë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të paguhen edhe 12 muaj të tjerë nga buxheti i shtetit. Kjo pagë njihet si pagë kalimtare e të cilën do të vazhdojnë të marrin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Ligji në anën e ish deputetëve

Një gjë të tillë ua ka mundësuar rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Ata do të vazhdojnë të jenë të privilegjuar me pagë të plotë, ndonëse nuk do të kryejnë punën e tyre si deputetë.

Në bazë të rregullores se Kuvendit të Republikës se Kosovës të paragrafi “Të drejtat shtesë të deputetit” pika 2.2 rhuhet se Deputetit, pas përfundimit të rregullt të mandatit, i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të përcaktuara me rregullën 2.1, po qe se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet, ose në vend tjetër të përshtatshëm për të. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat