A mund të pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën, ja çfarë thotë Presidentja kroate

Politika

A mund të pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën, ja çfarë thotë Presidentja kroate

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 18:21
Presidentja kroate Kolinda Grobar Kitarovic

Presidentja kroate Kolinda Grobar Kitarovic e cila hapi Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore e pyetur nga 'RTK Live' nëse Serbia mund të integrohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës ka thënë se Serbia nuk është e vetmja në Evropë që nuk e ka pranuar Kosovën.

Kitarovic ka thënë se  janë edhe disa shtete tjera në regjion që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Mirëpo, unë besoj në rrugën euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit jug-lindor, mendoj se ky është modeli më i mirë për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet dhe siguri në këto hapësira”, ka thënë presidentja kroate duke iu përgjigjur pyetjes së ‘RTK Live’.

Në këtë samit, ku po marrin pjesë presidentët e vendeve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga autorietet e saj më të larta, Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Presidentja kroate Kolinda Grobar Kitarovic, si nikoqire e kësaj konference, ka thënë se Kroacia gjatë udhëheqjes së këtij procesi do të interesohet që të ndihmoj shtetet aspirante për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç është edhe Kosova.

“Pesë principet kryesore të presidencës kroate këtë vit do të jenë këto: solidariteti, mbështetja e shteteve kandidate për anëtarësim në BE dhe shteteve kandidate potencionale, rrjetizimi, fuqizimi i dialogut politik përmes bashkpëunimit mes parlamenteve dhe sinergjitë energjetike, me fokus në tri fusha: Shkencë dhe edukim, energjetikë dhe reagimeve emergjente në rastet e migrimit, terrorizimit, radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe krizave të tjera”, ka thënë presidentja kroate Kitarovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat