Mbajtja në Francë favorizoi Ramush Haradinajn

Politika

Mbajtja në Francë favorizoi Ramush Haradinajn

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 1 korrik 2017 Në ora: 12:26
Ramush Haradinaj

Ndalimi i kreut te AAK-së Ramush Haradinaj në Francë po konsiderohet si favorizues për të. Sipas burimeve të gazetës  Bota Sot, ndalimi i Haradinajt në Francë ka qenë organizim nga SHIKU, UDB-ja dhe Serbia, në mënyrë që ky i fundit të përfitojë poenë politikë, të ngritët në politikë, dhe më pas të vijë deri këtu që pas koalicionit të PAN-it të bëjë marrëveshje me Listën Serbe për formimin e qeverisë. Analistet e ndryshëm e komentojnë ndalimin e tij që sipas tyre ka qenë skenar i përgatitur nga strukturat e SHIK-ut për të rritur autoritetin e tij për poenë politik.

Image
Faton Mehmet

Mehmeti: Ndalimi i Haradinajt skenar i SHIK-ut

Analisti Faton Mehmeti ka thënë për Bota sot se ndalimi i Ramush Haradinaj në Francë ka qenë për poenë politik të Haradinajt.

“Tashmë po del në pah e vërteta e ndalimit të Ramushit në Francë, skenar i përgatitur nga strukturat e SHIK-ut për të rritur autoritetin e tij për poenë politik. Prandaj edhe bërja e koalicionit me PDK-në ka qenë i hershem duke i shtuar poenë Ramushit do te kompensoheshin votat e humbur nga keqqeverisja e PDK-së. Koalicioni PAN ka qenë i formuar qysh moti, plan i strukturuar për të kapur shtetin edhe ashtu të kapur. Ramushi i dyshuar për kazino dhe PDK e krimit prodhojnë keqqeverisje, zhvatje dhe mjerim për qytetarin e Kosovë” ka thënë ai. Sipas tij ne emër të patriotizmit me Serbinë, Ramushi shfrytëzoj votat për të bërë me koalicion me " Pronto" e krimit dhe organizatës kriminale siç është SHIK-u. Siç duket SHIK-u ka plan perfekt për të zhvatur shtetin duke e kthyer Kosovën në prone private, duke përdorur çdo forme dhe metodë për mos të lëshuar ç ‘kapjen e shtetit.

Image
Muharrem Nitaj

Poenë politik

Lidhur më ndalimin e Ramush Haradinaj, ditë më parë në një intervistë për “Bota sot” Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë se Kjo çështje le tu mbetet për komentim analistëve dhe filozofëve. Unë nuk besoj se fatkeqësia e dikujt, mund t’i interpretohet si favor. Sidoqoftë, këtë po e lë në diskrecionin e njerëzve që ta kuptojnë si të duan. Unë nuk do të doja që askush ta ketë fatin e Haradinajt, që të mbahet peng për katër muaj, me flet arreste të Serbisë. Kjo ka qenë një goditje e madhe që i është bërë atij dhe Kosovës njëkohësisht.

Ndalimi i Ramush Haradinaj në Francë ka bëre që në Kosovë për më shumë se dy muaj të ketë reagime të shumta. Reagimet dhe tendencat e ndryshme të këtij të fundit shihen si koridinim edhe nga vetë shteti i Kosovës. Ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari,  ka thënë për bota sot se  Arrestimi në  Francë ka pasur për qellim forcimin  e Ramush Haradinajt.

Sipas tij Arrestimi i Ramush Haradinaj ishte skenar i përgatitur mirë  nga qarqet anti shqiptare pasi po të dorëzohej komandanti  i UÇK-së  shtetit Serb, populli shqiptar do reagonte shumë ashpër ndoshta  edhe do të sulmoheshin ambasadat Franceze spontanisht në ,Prishtinë, Tiranë, dhe  Shkup” ka thënë Miftari.

Image
Naim Miftari

Arrestimi i Ramushit për pazare politike

“Besoj që pas disa vitesh do të  dalin pazaret dhe gjurmët e këtij arrestimi spektakular po ashtu edhe dhënia e mundësisë që brenda natës Ramush Haradinaj të kandidohet për kryeministër nga ana e Thaçit dhe Veselit  ishte frika nga humbja totale e PDK-së dhe frika nga lëvizja vetëvendosje e cila po të  merrte pushtetin ndoshta edhe me LDK-në e cila beri  një mini-BLLOK  me AKR-në  do ti  ndiqte  penalisht shumicën e bosëve të PDK-së që janë po ashtu bosa të krimit të organizuar besoj  se formimi  i  PAN-it  ka qellim ti amnistoj dhe të mos i ndjek vrasësit” ka përfunduar Naim Miftari ish agjent i Shërbimit Sekret te Kosovës.

Ndryshe mendon analisti Skënder Zogaj i cili ka thëne se çështja e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë është bërë nga organet zyrtare shtetërore të Francës dhe, kjo përjashton çdo lloj kalkulimi rreth organizimit të ndalimit, meqenëse kemi të bëjmë me një shtet ligjor shumë autoritar që nuk le mundësi për supozime hipotetike.

Image
Skënder Zogaj

“Absolutisht e përjashtoj mundësinë që SHIK-u të ketë pasur ndikim në këtë ndalim, ndërkohë që dihet botërisht dhe zyrtarisht se, Serbia ka dorë derisa ajo ka një listë të emrave të personave që ia ka ofruar Interpolit për t'i ndaluar sepse i ka akuzuar kinse për vepra krimi ndaj Serbisë”.

Sipas Zogaj rrezikshmëria dhe dëmet që SHIK-u ia ka bërë vendit dhe popullit të Kosovës janë tepër të mëdha, në të gjitha aspektet, mirëpo, në rastin konkret, SHIK-u ka mundur ta influencojë partnerin serb duke e ndihmuar me informata rreth itinerarit të vizitës së Ramush Haradinajt me rastin e udhëtimit në botën e jashtme, por, ndikim direkt SHIK-u nuk ka mundur të ketë, gjë që, bien poshtë edhe të gjitha supozimet e rreth përfitimit të poenëve politikë përkitazi me koalicionin e PAN-it,, sepse, SHIK-u është më i afërt me PDK-n dhe, në kohën e ndalimit, Ramush Haradinaj nuk ka qenë personi i preferuar i SHIK-ut, dhe kjo e demanton supozimin se SHIK ka punuar për ta "forcuar politikisht Ramushin". Nëse qëllime të këtilla ka pasur nga ana e ndërkombëtarëve, kjo është gjë tjetër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat