Kosova duhet të kërkojë zyrtarisht njohjen nga Serbia

Politika

Kosova duhet të kërkojë zyrtarisht njohjen nga Serbia

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 3 korrik 2017 Në ora: 19:55
Takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiq

Rifillimi i dialogut me Serbinë po e gjen Kosovën pa institucione të formuara. Pas katër muajsh ndërpreje, të hënën është zhvilluar takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Rifillimit të dialogut i parapriu urimi i Presidentit Thaçi për zgjedhjen e Vuçiçit në krye të shtetit të Serbisë. Në anën tjetër, Thaçi nuk u urua nga asnjë përfaqësues i Serbisë kur u zgjodh President i Republikës së Kosovës.

Madje, Serbia dhe vetë Presidenti që u urua nga Thaçi, Kosovën vazhdon ta konsideroj si pjesë të saj. Diplomacia nuk nënkupton edhe shkeljen mbi parimet dhe integritetin shtetëror. Dalëngadalë procesi i dialogut me Serbinë po e humb kuptimin,  jo sepse Serbia nuk po e njeh Kosovën, por pse Kosova nuk po bënë asgjë për ta njohur Serbia.

E hëna shënoi rifillimin e dialogut me Serbinë në nivel Presidentësh.

Fazën e re në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajti jo kushtetuese Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ftoj të gjitha partitë politike t'i bashkohen LDK-së në kundërshtimin e përpjekjeve jo kushtetuese të Presidentit Thaçi për të marrë pjesë në dialog me Serbinë krye në vete”, ka shkruar kandidati për Kryeministër nga LDK Avdullah Hoti.

Ndërkaq, partitë e tjera politike, dialogun me Serbinë e kanë quajtur pa parime, në situatën kur Serbia vazhdon të mos e konsideroj Kosovën si shtet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat