Limaj për formimin e koalicionit PAN: Kur më tha Ramushi, mendova se po bënte shaka!

Politika

Limaj për formimin e koalicionit PAN: Kur më tha Ramushi, mendova se po bënte shaka!

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 20:54
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA ishte krijuar në orët e fundit të afatit për formimin e tyre.

Siç ka thënë Limaj, një lajm të tillë, gjegjësisht për një ofertë të tillë nga PDK e Kadri Veselit ishte njoftuar nga Ramush Haradinaj, rreth orëve të mbrëmjes.

Madje, siç ka shtuar Limaj, ai fillimisht telefonatën e parë nga Haradinaj e kishte vlerësuar si një shaka.

“Mendoja se bëhej fjalë për një hajgare. I thash Ramushit ‘pije një kafe, shihemi nesër’. Ai më ka telefonuar përsëri duke më thënë se bëhet fjalë për një ofertë serioze”, ka rrëfyer Limaj në Rubikon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat