Porosi deputetëve të rinj: Kujdes nga Ramushi se ka me jua bë edhe më zi se deputetëve të Nismës!

Politika

Porosi deputetëve të rinj: Kujdes nga Ramushi se ka me jua bë edhe më zi se deputetëve të Nismës!

Nga: BOTA SOT Më: 5 korrik 2017 Në ora: 23:15
Ramush Haradinaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, u ka dhënë një mesazh deputetëve të sapozgjedhur.

Ai ka thënë se ata duhet të kenë kujdes nëse marrin ofertë nga Ramush Haradinaj, pasi ai, sipas tij, do “t’ua bëjë më zi se sa Nismës”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Ja vlen te perseritet edhe njehere!

Mbane mend ju deputet e posazgjedhur!!!

Nisma e cila doli prej PDK pikerisht per shkak te Kadri Veselit, Ramushi shkoi edhe i futi ne koalicion parazgjedhor me Kadri Veselin.

Keni mundur ta shihni ate nate Billadhin per pak sa nuk e rroki infarkti live ne TV. :)

E Baca Kup vec me insuline kishte ndejt.

Kurse Fatmiri hala nuk eshte kendell prej shokut!

Kete duhet ta kete ndermend secili deputet i posazgjedhur nese ka oferte joshese nga Ramushi sepse juve ka me ju be edhe ma zi!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat