Abazi: Ja me kë do të merret Gjykata Speciale

Politika

Abazi: Ja me kë do të merret Gjykata Speciale

Nga: G.B Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:34
Haki Abazi

Gjykata Speciale dhe aktakuzat e saj janë një çështje e diskutuar shumë së fundmi.

Edhe pse nuk dihet se kur do të fillojnë aktakuzat e para, analistë kanë shprehur mendimet e tyre për kohën kur mund të fillojnë ato dhe personat që do të përfshihen.

Se nuk mund të dihet kush do të jetë fajtor dhe që për këtë duhet pritur procesin e plotë thotë njohësi i zhvillimeve në vend, Haki Abazi.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” se Gjykata Speciale do të merret me njerëz me ndikim në politikën e Kosovës dhe atyre që mbajnë pozita të larta.

“Nuk do të ishte hera e parë,  Ramush Haradinaj ka lëshuar pozitën e tij si kryeministër për tu përgjigjur thirrjes se gjykatës së Hagës dhe dy herë është liruar si i pafajshëm. dhe po sigurisht që Gjykata Speciale do të ketë në shqyrtim njerëz me ndikim në politikën e Kosovës dhe atyre që mbajnë pozita të larta. Gjykata Speciale ka lindur si rezultat të akuzave të Dick Martit për emra të caktuar në politikën e Kosovës dhe është sekret publik që ka raste të vrasjeve politike sidomos atyre të veprimtarëve të LDK-së gjatë luftës dhe pas luftës që nuk janë zbardhur asnjëherë. Tani vrasja e Ahmet Krasniqit në Tiranë si ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës nuk mund të mos jetë përfshirë në rastet që shqyrtohet. Kush do të jetë fajtor apo jo aty nuk mund te paragjykojmë por duhet pritur procesin e plotë”, është shprehur Abazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat