Thaçi dhe Hoxhaj dështuan në diplomacinë e Kosovës

Politika

Thaçi dhe Hoxhaj dështuan në diplomacinë e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 korrik 2017 Në ora: 19:00
Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj

“Ai post atij i shërbeu vetëm si trampolinë për t'u bërë president. Hoxhaj po përpiqet që të punojë në këtë drejtim, por është shumë e vështirë, pasi që do të duhej të kishte angazhim të vazhdueshëm. Çështja e njohjeve nuk duhet të jetë punë sezonale, por përveç ministrit të Jashtëm, përgjegjës për njohjet është edhe presidenti, i cili është izoluar nga bota demokratike dhe mundësitë e vetme i ka të vizitojë qytete e fshatra brenda Kosovës”, ka thënë analisti politik Imer Mushkolaj.

Diplomacia e Kosovës sikur ka filluar të çalojë kohët fundit, si në çështjen e njohjeve të reja, ashtu edhe në  çështjen e anëtarësimeve në organizatat qoftë rajonale apo ato ndërkombëtare. 

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar se diplomacia e Kosovës më shumë njihet për deklarata politike dhe bombastike, se sa për punë të dukshme dhe rezultate diplomatike.

Sipas tyre, bllokimi i procesit të njohjeve për Kosovën është rezultat i mos punës së institucioneve, pasi gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte Ministër i Jashtëm, nuk bëri asgjë në këtë drejtim, përveçse shërbeu si trampolinë për t'u bërë president.

Ndërkohë edhe përkundër insistimit nga “Bota Sot” për të marrë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me këtë rast.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat