Ish-eprori i UÇK-së: Asnjë vrasje e supozuar nga UÇK-ja nuk është bërë pa dijeninë e Hashim Thaçit

Politika

Ish-eprori i UÇK-së: Asnjë vrasje e supozuar nga UÇK-ja nuk është bërë pa dijeninë e Hashim Thaçit

Nga: N.E Më: 8 korrik 2017 Në ora: 15:19
Ilustrim nga "Bota sot"

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari, ka komentuar lirimin nga burgu të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Miftari, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se lirimi i Sami Lushtakut tregon se në Kosovë bëhet spektakël me ligjin.

Sipas Miftarit, ish-pjesëtarët e UÇK-së arrestohen, ndërsa kriminelët serbë ecin lirshëm në Kosovë.

Image
Naim Miftari

“Lrimi i Sami Lushtakut tregon se në Kosovë ka eufori ku bëhet spektakël me ligj, së pari pasi vet arrestimi dhe krejt gjykimi ka qenë një  shfaqje ku shumë herë u akuzua për një vrasje që kinse as nuk i dihet as identiteti, rast unik në mbarë botën sa i përket drejtësisë kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së, kurse OliverIvanoviqi dihet si vrasës pasi ka me dhjetëra viktima me emër dhe mbiemër, ka qindra dëshmitar, por prapë lirohet… Kjo tregon se çfarë lloj të drejtësisë kemi në vendin tonë. Ose marrim rastin e SyljemanSelimit, ish-komandantit të UÇK-së, i cili u dënua dhe mbahet në burg kinse paska rrahur një person gjatë luftës si i dyshuar për bashkëpunëtor i sigurimit serb (UDB) për kinse disa shpulla që  i paska dhënë gjatë luftës dënohet 14 vite burg ....!! Kurse krimineli gjenerali serb Dinkovic ecë lirisht nëpër Kosovë, mban akoma pozitë të lartë ushtarake në Serbi dhe vjen edhe në Kosovë në takime zyrtare me KFOR-in edhe pse mban përgjegjsi për mijëra vrasje të civilëve shqiptarë”, është shprehur Miftari.

Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte, edhe pse sipas tij, ekzistojnë disa që e kanë shfrytëzuar luftën dhe uniformën për t’u pasuruar.

Sipas Miftarit, asnjë vrasje e supozuar nga pjesëtarët e UÇK-së nuk është bërë pa dijenë dhe miratimin e ish-liderit, tashmë Presidentit, Hashim Thaçit.

“E them me plot bindje se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte. Edhe nëse ka fajtorë, janë disa individë që kanë shfrytëzuar luftën dhe uniformën e shenjtë të UÇK-së  për t’u pasurur dhe për t’i plotësuar egot e tyre, ku shpeshherë luftën e kanë përdorur  për hakmarrje të mëhershme private. Si  UÇK, kemi bërë edhe gabime siç kanë bërë edhe shumë ushtri tjera, por kundër UÇK-së nga pas lufta është bërë dhe po bëhet akoma gjueti shtrigash. E ceki edhe një herë se asnjë vrasje e supozuar nga pjesëtarë të UÇK-së nuk është bërë pa dijenë dhe miratimin e ish-liderit Hashim Thaçit që e kem sot "president" të shtetit dhe i cili mban përgjegjësinë kryesore pse pas luftës gjerë edhe sot nuk është ndaluar gjuetia e shtrigave kundër UÇK-së, edhe pse 99% të ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së janë të pastër dhe të pafajshëm dhe as që kanë ndonjë lidhje me krime lufte ose pas luftës. E vërtetë se disa ish-komandata kryesor pas luftës kanë shkelur ligjin, kanë kryer krime të ndryshme nga vrasjet, krimi i organizuar dhe janë  korruptuar gjerë në palcë dhe janë pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe janë multi-milonerë sot”, ka Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat