Haxhiu: Thaçi po ruan interesat e pazareve të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt

Politika

Haxhiu: Thaçi po ruan interesat e pazareve të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt

Nga: H. Orana Më: 8 korrik 2017 Në ora: 17:16
Albulena Haxhiu/Foto: Bota sot

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi po e keqinterpreton Gjykatën Kushtetuese, lidhur me mandatarin.

Sipas saj, kjo dëshmon se ai po ruan interest e pazareve të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Haxhiu thotë se qytetarët kanë vendosur me 11 qershor që PDK-ja të shkoj në opozitë.

Ky është postimi i saj i plotë:

I ashtuquajturi President, qëllimisht po keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatarin. I njëjti Kushtetuten po tenton ta kthej në marreveshje të koalicionit dhe jo kontratë shoqërore.

Kjo dëshmon edhe njëherë atë që i njëjti ndonëse do të duhej ta përfaqësonte unitetin e popullit po mundohet t’i ruaj interesat e pazaret e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Veprimet e tij ngjasojnë me ato të Ivanovit.

Qytearet kane vendosur ne zgjedhjet e 11 qershorit! PDK ne opozite :)

As ai por edhe askush tjeter nuk guxon te shkele mbi vullnetin e qytetareve!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat