Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Politika

Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 korrik 2017 Në ora: 17:40
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi / Foto "Bota sot"

Presidenti Thaçi, ditë më parë ka thënë se ka konfirmimin nga mandatari i koalicionit fitues se Qeveria do të formohet pa vonesa, duke rikujtuar se derisa Kosova e ka koalicionin fitues që ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, ai do të respektoj Kushtetutën, ligjet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sinjal të qartë se në rast krize apo dështimi të formimit të qeverisë nga koalicioni PAN, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç dërgimit të vendit në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai disa ditë më parë ka thënë se ka konfirmimin nga mandatari i koalicionit fitues se Qeveria do të formohet pa vonesa, duke rikujtuar se derisa Kosova e ka koalicionin fitues që ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, ai do të respektoj Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Në vitin 2014 ishte marr vendimi që të drejtën e formimit të qeverisë me çdo kusht e ka vetëm koalicionit fitues i zgjedhjeve, pavarësisht, se i njëjti nuk i ka numrat.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se nëse PAN-i, nuk arrin të formojë qeverinë, presidenti mund t`i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sipas tyre, me këtë situatë që ndodhemi dhe me këtë president siç e quajnë “diletant dhe partiak”, nuk ka shanse që nëse Ramushi nuk merr votat kjo t'i kalohet partisë së dytë në këtë rast VV.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat