Zgjedhjet shënuan fundin e piramidës kriminale të klanit “Pronto”

Politika

Zgjedhjet shënuan fundin e piramidës kriminale të klanit “Pronto”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 korrik 2017 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Njohësit e çështjeve politike e juridike si dhe profile të ndryshme në vend, vlerësojnë se nëse përsëri PDK-ja dominon në pushtet me klanin  e saj të famshëm  “Pronto” mundë të ketë pasoja në segmentin e sundimit të ligjit.

Kapja e shtetit nga strukturat e para politikës ka qenë deri më tani shkaku kryesor i bllokimit të reformave të mirëfillta në drejtësi.

Bëhet fjalë për një proces që nuk mund të bëhet me njerëzit që e kanë kap gjyqësorin dhe kanë arritur të bëhen milioner.

Njohësit e çështjeve politike e juridike si dhe profile të ndryshme në vend, vlerësojnë se nëse përsëri PDK-ja dominon në pushtet me klanin  e saj të famshëm  “Pronto” mundë të ketë pasoja në segmentin e sundimit të ligjit.

Sipas tyre, kjo parti duhet të shkojë në opozitë për t'u reformuar dhe pastruar nga “hajnat dhe kriminelët që e kanë kapur këtë parti”.

Deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka vlerësuar se votuesit në zgjedhjet e 11 qershorit nuk kanë votuar vetëm për ndërrim të qeverisë pro për ndërrim të mënyrës së qeverisjes.

Sipas saj, subjekti që garanton një ndërrim te mentalitetit qeverisës është Lëvizja Vetëvendosje e cila u dyfishua ne rregulltat nga zgjedhjet e kaluara.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat