Kadri Veseli, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Politika

Kadri Veseli, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 korrik 2017 Në ora: 17:26
Kadri Veseli

“Tash pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, Presidenti thërret seancën e parë të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Më pas, përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme”, thuhet në përgjigjen e Presidencës së Kosovës, dhënë gazetës “Bota sot”.

Pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet të thërras seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN ka pohuar se kandidati i tyre për kryetar Kuvendi do të jetë Kadri Veseli. Ky i fundit as mandatin e kaluar nuk është parë si njeriu i duhur për të parin e Kuvendit, derisa edhe ketë  herë ka pakënaqësi të mëdha. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës do të behet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, derisa të drejtën për formimin e qeverisë do ta ketë koalicioni fitues i zgjedhjeve. Kryetarit të Kuvendit i duhen 61 vota për të zënë pozitën e kryetarit, derisa PAN është i bindur se më të parën herë Veseli do të zgjidhet.

Kurse në përgjigjen që kemi marr nga zyra e Presidentit të Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi të hënën thuhet se “Zyra e Presidentit sot ka pranuar njoftimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017. Tash pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, Presidenti thërret seancën e parë të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Më pas, përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme. Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kuvendit, verifikimit të mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe zgjedhjes se Kryetarit dhe pesë (5) nënkryetarëve, partia politike ose koalicioni parazgjedhor që ka fituar shumicën në Kuvend i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës mandatarin për formimin e Qeverisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat