Zgjedhjet nuk prodhuan asnjë zgjidhje

Politika

Zgjedhjet nuk prodhuan asnjë zgjidhje

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 11 korrik 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Kriza politike e vitit 2014 mund të përsëritet edhe tash. Këto shenja u dhanë qysh pas publikimit të rezultatit zgjedhor, me ç`rast asnjëri nga subjektet politike nuk arriti t`i bëj numrat e nevojshëm për formimin e koalicionit të ri qeverisës.  Shenjat për krizë politike janë bërë edhe më të dukshme ditëve të fundit kur shohim ftesat për takime nga kandidati i koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj, kundrejt subjekteve kundërshtare. Madje, gjatë së mërkurës edhe Ambasadori amerikan Greg Delaëie, pas takimit me të parin e AKR-së Behgjet Pacolli, ka deklaruar se do t`i takoj të gjithë. Një ditë më herët Ambasadori Delaëie ka takuar edhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.

Në vitin 2014 pas shumë “betejave”, për mandatarin e dytë si dhe kreun e Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës hyri në koalicion me PDK-në me qëllim që ta nxjerrë vendin nga kriza politike.

E PDK dhe koalicioni PAN, nuk do të mund të mbështeten në votat e as në bashkëqeverisjen me LDK-në. Kështu të paktën po deklarohen përfaqësuesit e LDK-së të cilët në asnjë mënyrë nuk duan koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në këtë mënyrë, LDK-ja po preferon opozitën, derisa zgjidhjen e krizës politike po ua lë në dorë atyre që vet e futën vendin në krizë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat