Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detajet: Ja cilit grup kriminal iu dhanë 130 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detajet: Ja cilit grup kriminal iu dhanë 130 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt

Nga: Bota Sot Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:50
Tahir Zemaj

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe luftëtari i UÇK-së, Naim Miftari, duke komentuar për trazirat e marsit të vitit 2004, ka thënë se ajo kanë lindur spontanisht.

Sipas Miftarit, grupet e armatosura ishin të udhëhequra nga disa politikanë që janë pasuruar shumë pas luftës.

Image
Naim Miftari

“Trazirat e marsit kanë lindur spontanisht. Në fillim pasi si dihet UNMIK zëvendësonte PS dhe ishte thënë në fillim se UNMIK do qëndronte vetëm 3 vite, ku Kosova do të zhvillohej edhe ekonomikisht edhe politikisht. Do të bëhet e pjekur për të qenë shtet demokratik si shtet dhe shoqëri e dalë nga lufta. Por, ashtu nuk ndodhi me Kosovën, ajo u kaplua nga kriza energjetike, politike, varfëria, jo drejtësia. Sa ishte UNMIK-u këto mafia filloi të lulëzonte, u harrua premtimi për zhvillim. Vlen të ceket se në keqpërdorime dhe vjedhje të fondeve për zhvillimin e Kosovës merrnin pjesë stafi ndërkombëtar, por i ndihmuar edhe nga keqpërdoruesit vendorë, shumë shpejt një klasë u bë shumë e pasur në mënyrë të pa ligjshme.  Pastaj, ndodhën vrasjet, eksplozive vrasje politike. Pra, ishte krizë edhe për siguri aq më pak drejtësi. Pastaj ndodhi në veri të vendit, Mitrovicë, ku KFOR-i francez mbante Kosovën qëllimisht të ndarë në mënyrë të hapur mbështeste serbët në veri që ishin ish-banda paramilitare dhe pjesëtarë të UDB-së dhe MUP serbë, të cilët edhe kanë bërë më 2 shkurt 2000, pastrim etnik në veri, kishin kryer shumë vrasje të pa ndëshkuara. Pra, për ne qytetarët ishte hapi i humbur, shpresë e humbur se e ardhmja do të sillte diçka pozitive. Pastaj rasti spontan 2004 kur janë mbytur ata dy fëmijë në lumin Ibër duke ikur nga serbët dhe u ndez spontanisht mbarë Kosova. Pastaj, edhe qarqet kriminale u përvidhen me masën dhe ndodhi ajo çka e dimë të gjithë pati  shumë të vrarë, dëme të mëdha, ndezje të  kishave që nuk është  traditë e popullit tonë për akte të tilla . Orkestrimi pastaj shkonte lehtë kur u ndez situata pastaj ndodhin gjërat si skenar ku shërbimet sekrete të instaluara në Kosovë  luanin lojën e merimangës me ne si popull. Ngjarjet e marsit 2004 ishin miks i pakënaqësive dhe skenareve të shërbimeve sekrete dhe bandave të armatosura ku prapë tyre në enklavat serbe ishte skenar i UDB kurse në këtë anën tonë  ishin shumë shërbime sekrete në lojë por edhe SHIK-u  ishte prezent dhe luante pjesën e vet.  Gjithashtu disa grupe të armatosura udhëhiqeshin me duar të zgjatura të  politikanëve dhe disa komandantëve të luftës të cilët ishin pasuruar shumë  pas luftës, duhet cekur se shumica nga këta luftëtarë ishin shumica pjesëtarë të UÇK-së  që  ishin pakënaqur me zhvillimet  si politike si etnike në vend”, ka thënë Miftari për gazetën “Bota sot”.

130 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt

Kështu, Miftari ka dhënë versionin e tij lidhur me rastin duke thënë se ky grup kryente vrasje të porositura, gjersa ka përmendur edhe vrasjen e kolonelit Tahir Zemaj për të cilën, sipas tij ishin dhënë diku 130.000 eurove.

“Sa i përket grupit që vrau policin në Llap ku u vra një polic i Ugandës dhe një polic i yni shqiptar të cilët e vranë nga plumbat e kallashnikovë 7,62mm në një prit nga një grup i armatosur diku 7,8 veta,  por realisht ishin shumë  e më shumë  se aq afërsisht grupe total numëronin  mbi 30,40 veta pa llogarit mbështetësit, ndihmësit dhe logjistikën që qëndronte prapa këtyre grupeve. Kjo vrasje e policëve ishte kryer vetëm nga njëra pjesë e grupit i cili kishte shtrirë terrorin në tërë Kosovën grupi përbëhej nga disa ekipe që vepronin të koordinim,  por edhe vepronin autonom kur ishte në pyetje vrasje me porosi me para të majme (shembull posedonim në këtë informacion të besueshëm vrasja e Tahir Zemajt, kishte kushtuar diku 130.000 euro) pra vrasjet, kidnapimet, haraçi, ju sillnin profite të mëdha. Ku si kryesorët ishin grupet nga Drenica, Llapi Dukagjini dhe Mitrovicës,  por një grup ekzistonte edhe në rrethinën e Kaçanikut që vepronin autonom në atë pjesë të rrafshit të Kosovës. Në vitin 2004-2005 UNMIK por edhe policia e jonë shqiptarët kishin shumë  të dhëna dhe fakte të mbledhura nga tereni kur dihet shumë mirë kush ishin këta njerëzit dhe kujt i shërbenin kohë pas kohe pasi dihet mirë se ju kanë  shërbyer disa rrymave dhe individëve  me peshë politike. Dhe zhdukja e prova kur u vodhën nga policia në objektin e sigurisht kinse të lartë  pos drogës u vodhën shumë dosje dhe prova pikërisht për këto grupe fakte, incizime të bisedave telefonike (për shembull ishte përcjell numri dhe bisedat e gruas të F-E i cili u arrestua pastaj në Shqipëri pastaj A-S me tre persona tjerë si financoheshin nga personi me pseudonimin (BABUSHI) në atë kohë.... e shumë e shumë gjëra tjera diheshin shumë mirë. 2016 interesant është se kur Prokurori special i Kosovës kishte dërguar zyrtarë të policisë në shtëpinë time dhe gjatë marrjes në pyetje (policia ishte korrekte) para ca muajsh ata hetuesit as që e kishin idenë se ku janë ato informacione as që i kishin dëgjuar ndonjëherë. Informacione shumë të vlefshme që ekzistonin dikur dhe dosje ku ka pasur shumë argumente edhe në fund 2004,  por pse nuk ka vepruar UNMIK-u  dhe gjykatë nuk e di dhe se kuptoj,  por e di shumë mirë se ka pasur shumë prova, fakte, informacione shumë të ndjeshme,  unë  besoj se vjedhja në objektin e policisë ka qenë pikërisht  për t’i shkatërruar këto të dhënë që i lidhnin qeveritarët tanë me këto grupe që vrisnin dhe enden në mbarë Kosovën pa frikë  nga askush zakonisht në burg përfundonin  njerëzit e pafajshëm si viktima i të tjerë siç ishte edhe rasti Kiqina, personalisht besoj se mbi 70% të vrasjeve në Kosovën e pas luftës kanë gisht pikërisht këto 4,5 grupe por që kanë vepruar nën mbrojtjen e pushtetit, politikës dhe shërbimit informative”, ka treguar Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat