Keno Verseck i "Der Spiegel": Ne të veprojmë sikur po integrohemi; ju veproni sikur doni të na pranoni

Politika

Keno Verseck i "Der Spiegel": Ne të veprojmë sikur po integrohemi; ju veproni sikur doni të na pranoni

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 korrik 2017 Në ora: 14:56
Ilustrim

Konferenca e vendeve të Ballkanit perëndimor është kthyer në një samit alibish. Në njërën anë askush nuk beson më në integrimin e vendeve të rajonit në BE, ndërsa Gjermania ka marr rolin udhëheqës me burrat e fuqishm të rajonit. E gjithë kjo lidhet me dyshimet për stabilitet, shkruan gazetari i “Der Spiegel”, Keno Verseck.

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal për një rrugë më të shpejtë drejt BE-së” është motoja e samitit të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet më 12 korrik në Trieste. Nga 2003 vendet e Ballkanit perëndimor shpresojnë për anëtarësim në BE, megjithatë askush nuk beson më në premtimet e Samitit të Selanikut 2004.

Për shkak të problemeve të brendshme të BE me krizën e financave, të euros, valës së refugjatëve si dhe Brexit, ajo parasheh krijimin e një “mini-Jugosllavie” për të mundësuar paqen në gjashtë shtetet e Ballkanit perëndimor: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën. Europa është e lodhur nga zgjerimi, shtuar këtu edhe faktin e dështimit të krijimit të shteteve ligjore në Rumani dhe Bullgari, dhjetë vjet pas anëtarësimit, dhe zënkave të pambaruara për demarkacionin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, përcjell botasot.info.

Akoma më shumë: Nuk është zyrtare, por është një e vërtetë e thjeshte që nuk ka politikë të unifikuar të BE rreth Ballkanit perëndimor. Gjermania ka rolin udhëheqës, por ka politikë të ndryshme nga shtetet ku është shtuar ndikimi i forcave populliste si Austria, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria mbi këtë rajon. Rasti i fundit është që këta shtete mbështetën autokratin Nikola Gruevski, që Maqedonia të kthehej në Kështjellë kundër valës së refugjatëve. Vendet tjera të BE janë të painteresuara, përveç disa interesave të vogla si ajo e Italisë kundër prodhimit të drogës në Shqipëri.

Në dyshim janë fjalët potente të diplomatëve amerikanë, të cilat janë të shpejta dhe efektive në zbatimin e fakteve. Ose në fund fatin e merr në dorë vetë populli për të rrëzuar qeverinë, siç ndodhi me “Revolucionin Laraman” në Maqedoni.

Për këtë politikë të pafat të politikës integruese të Ballkanit perëndimor, disa publicistë të pavarur nga rajoni kanë hedhur moton: “Ne të veprojmë sikur po integrohemi; ju veproni sikur doni të na pranoni.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat