Kaosi që i vjen Kosovës nga koalicioni i të targetuarve të Speciales

Politika

Kaosi që i vjen Kosovës nga koalicioni i të targetuarve të Speciales

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 12 korrik 2017 Në ora: 18:29
Vet arritja e koalicionit ndërmjet AAK-së PDK-së dhe Nismës brenda natës u ndërlidh me funksionimin e Gjykatës Speciale.

Derisa Gjykata Speciale po jep shenja të veprimit, të targetuarit nga kjo Gjykatë pritet të drejtojnë vendin në mandatin e ardhshëm qeveritar. Arrestimet që ndodhën javën e kaluar sikurse edhe deklarimet e përfaqësuesve të Gjykatës Speciale se më nuk ka asnjë punë për të filluar me ngritjen e aktakuzave të para, paralajmërojnë një situatë jo të lehtë për Kosovën.

Gjithë kësaj i shtohet edhe fakti dhe shumë opinione se pikërisht figura kryesore të koalicionit PAN do të jenë cak i hetimeve dhe gjykimit nga Gjykata Speciale, mund të jenë drejtues të qeverisë së Kosovës në një të ardhme shumë të afërt. Kjo vë në dyshim edhe stabilitetin e qeverisë që po synon ta formoj Ramush Haradinajn bashkë me PDK-në dhe Nismën.

Vet arritja e koalicionit ndërmjet AAK-së PDK-së dhe Nismës brenda natës u ndërlidh me funksionimin e Gjykatës Speciale. Një fakt tjetër i panikut të komandantëve nga Gjykata Speciale janë akuzat e kundër akuzat ndërmjet ish komandantëve lidhur me të bëmat e tyre gjatë luftës.

Akuzat e kundërakuzat ndërmjet komandantëve, përforcojnë dyshimet për aktivitete kriminale të tyre. Dhe janë pikërisht këta “komandantë”, të cilët kanë lënë shoqërinë të jetë peng i individëve apo grupeve të caktuara.

“Gjykata Speciale ua ka fut ethet në palcë të gjithë të involvuarve në të gjitha llojet e krimeve, të cilët, në vitin 2004 arritën që t'i shpëtojnë drejtësisë, në sajë të trazirave të zjarrta që e futën Kosovën në krizën politike dhe institucioneve të vendit”, kishte deklaruar analisti Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat