AKR refuzoi oferta serioze për qeverisje nga koalicioni PAN

Politika

AKR refuzoi oferta serioze për qeverisje nga koalicioni PAN

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 korrik 2017 Në ora: 18:01
Agim Bahtiri

Aleanca Kosova e re vazhdon të mbaj qëndrimin e njëjtë duke mohuar një koalicion të mundshëm pas-zgjedhor me koalicionin PAN. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Agim Bahtiri aktualisht kryetar i Mitrovicës dhe nënkryetar i AKR-së.

Bahtiri ndër të tjera, thotë se Koalicioni PAN e ka të pamundur të formojë një qeveri stabile. Sipas tij, as vendit e as qytetarëve nuk ju bënë nder që PAN-i të kontrabandonj ndonjë deputet për të formuar Qeverinë e re në bashkëpunim me Listën serbe, sepse atëherë vendimet më të rëndësishme do të vareshin nga Beogradi, e cila ka nën kontroll të plotë Listën serbe. Ai po ashtu ka treguar se do të vazhdoj të jetë kryetar i Mitrovicës, ndërsa ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës speciale e cila tashmë edhe zyrtarisht ka filluar punën e saj. 

Bota Sot:  Po ofertat e koalicionit PAN për AKR cilat kane qenë. Cilat janë pozitat që u janë ofruar?

Agim Bahtiri: PAN në vazhdimësi ka ofruar mundësi për bashkëqeverisje duke ofruar pozita të larta brenda qeverisjes së tyre dhe nuk e mohojmë që kanë qenë serioze.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat