Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale, të gatshme për vjeshtë

Politika

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale, të gatshme për vjeshtë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 korrik 2017 Në ora: 18:12
Policia e Kosovës

Përpos formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, fillimi i punës dhe aktakuzat e para të Gjykatës Speciale po konsiderohet si një nga çështjet më të rëndësishme të komentuara të momentit.

Edhe pse nuk dihet ende se kur mund të fillojnë aktakuzat e para, janë dhënë deklarata të ndryshme, qoftë edhe për emra të mundshëm me të cilët do të merret kjo gjykatë.

Gjykata e gatshme

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi thotë se Gjykata është e gatshme, por është prokuroria, ajo e cila sipas tij, duhet t’i dërgojë akuzat që Specialja të nis punën e saj.

“Sa i përket fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Gjykata e ka kompletuar infrastrukturën ligjore dhe po ashtu e ka stafin e gatshëm për punë, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe stafin tjetër, që janë këshilltarët juridik dhe çështje të në mënyrë që Gjykata të mund të nis punën e saj”, është shprehur Gashi për gazetën “Bota sot.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat